Teksa ditët kalojnë dhe numri i viktimave rritet, shpresat për nxjerrjen gjallë të 150 personave të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës 12-katëshe po shuhen ngadalë.
Kanë kaluar 7 ditë e 7 netë, që nga momenti kur ndërtesa u rrënuar për vetëm pak sekonda dhe mbuloi jetën dhe ëndrrat e qindra personave.
Ekipet e shpëtimit, po “luftojnë” me kohën, motin dhe emocionet për të shpëtuar sa më shumë njerëz.
Rreth rrënojave, njerëzit kërkojnë të dashurit të dashurit e tyre. Mes agonisë dhe ankthit i thërrasin në emër, por askush nuk i përgjigjet, zëri kthehet pas “me duar boshë”.
I kërkojnë me elektrik dore mes garave, por asgjë.
Shpresa po i mban, por edhe ajo po shuhet....
Numri i viktimave ka shkuar 17, ndërsa ai i të bllokuarave rreth 150.
Sa i përket shkaqeve që kanë ndikuar në sjelljen e kësaj tragjedie, kanë nisur hetimeve.
Në vitin 2018 është ndërtuar një raport nga inxhinieri Frank Morabito, i cili u bë publik të Shtunën, theksoi "një gabim të madh" në modelin origjinal të ndërtesës 12-katëshe në breg të detit, defekt i cili sipas tyre kishte penguar kullimin e ujit nga ndërtesa.
Raporti kishte deklaruar se kishte një dëmtim të madh strukturor në platformën e betonit nën kuvertën e pishinës dhe kishte çarjeve të bollshme të kolonave, trarëve dhe mureve në garazh.
Ndërkohë, një studim i botuar vitin e kaluar nga studiuesit në Universitetin Ndërkombëtar të Florida zbuloi se ndërtesa ishte duke u zhytur me një shpejtësi prej dy milimetra në vit që nga vitet 1990, duke e dëmtuar rëndë strukturën e tij.