Klodian Matija ka mbërritur në Itali 27 vite më parë nga Shqipëria. Ai zbarkoi në brigjet italiane me një gomone, kur ishte vetëm 16 vjeç: «Me mua ishin shumë bashkëkombës të mi», – rrëfen ai, dhe e bën këtë me kënaqësi, sepse, siç e thekson vetë, «nuk kam aspak turp nga aventura ime».
Sot, në moshën 43-vjeçare, ai është shqiptari i parë që bëhet president i një klubi rotarian në Itali, në krye të Rotary Club Cesenatico Mare.
Historia – Me origjinë nga Lezha, ai nisi punën në Pistoia, Toskanë, duke bërë punë modeste: shpërndarje fletushkash, hamall, montues. Më pas hyri në botën e hotelerisë, ku gjeti rrugën e tij: «Dy vitet e para në hotel punova në Gran Hotel të Castrocaro-s, më pas, në vitin 2013, shkova në Bellaria, ku familja Gori më priti dhe më dha mundësinë të rritesha e të piqesha profesionalisht falë përvojave të ndryshme», – tregon ai. Deri sa arriti të bëhej drejtor i Hotel Saint Moritz, Hotel Diana dhe Sweet Home.
Sot, Matija flet pesë gjuhë dhe është presidenti i parë shqiptar i një klubi rotarian në Itali. Ai tregon për “Il Resto del Carlino” projektet e tij: i pari është “Festa e Miqësisë dhe e rotarianëve në pushime”, e planifikuar për më 6 gusht. Ndërsa më 26 gusht do të zhvillohet mbrëmja Rotary në Hipodromin e Cesena-s, me klubet e zonës së Romagna-s së mesme.
Projektet – Ai nuk ndalet vetëm te aktivitetet verore, por zbulon edhe planet për vjeshtën. «Në tetor», – thotë Matija, – «do të organizojmë një mbrëmje miqësore në Badia Pratalia për vëllazërimin zyrtar me Rotary Club Pavia Ovest». Janë konfirmuar edhe projekte të tjera tashmë të nisura, mes tyre: mbështetja për spitalin e Cesenatico-s për blerjen e një aparati ekografie, nisma në ndihmë të të rinjve të prekur nga fibroza cistike dhe programi “Global Grant” në mbështetje të shtëpisë “Rozalba” në Shqipëri./ IlMesaggero
Komente

O Qytetar fshatar po ne qē jemi jasht ju kemi shpētuar jetēn tipave si ty. Se ne kemi çuar remitancat qē keni harit ju sot nē ktē dit. Apo se kupton ti se kush jan remitancat. Pa ne ju do ngordhnit si minjt kur i helmoin. Prandaj mos kakarit pa fund. Falemnderit pēr mirkuptimin o fshatar i ngrat qē u gdhive demokrat.
PërgjigjuKrenari kombetare per nje qe u arratis me gomone, braktisi vendin e beri kush e di ca lloj punesh te zeza deri sa u ngrit. Krenari kombetare jemi ne qe kemi gjithe jeten ne kete vend, nuk e kemi braktisur dhe vazhdojme e punojme e krijojme familje ketu dhe i japim jete ketij vendi. Keto vazhdojne me emigrantet e ca kane arrit emigrantet qe skane dhene asnje kontribut per kete vend. Krenaria kombetare jane qytetaret e Shqiperise qe jetojne ne Shqiperi dhe keto histori suksesi fshataresh emigrant entuziazmojne vetem fshataret qe kemi.
PërgjigjuSuksese edhe më të mëdha të dëshirou. Përara
PërgjigjuNdoshta ju ka pelqyer logo se duket sikur cfare eshte… por sa per info rotary club eshte thjeshte nje ojf per pune vullnetaredhe organizon fushata per pyne vullnetare… se ka shpikur ky thjeshte drejton ose ka hap dhe drejton nje dege te pa rendesishme … ndoshta do te hyj ne sy … beni shkrime per njerez punetore qe kane arrit me pune te behen dikushi .. si beni , mira , tani … qe nga punetore te mire jane bere pronare … qe kane punuar 10-12 ore dita dhe sja di njeri emrin
PërgjigjuKëta janë krenari kombëtare dhe të tillë gjen plot nëpër botë por në përgjithësi medjat meren me ndonjë kriminel apo drogaxhi dhe nuk i bëjnë jehonë këtyre personaliteteve vetëm për të nxirë Shqipërinë sigurisht të frymëzuar nga shpellari Sali non grata që vetëm m*t nxjer nga goja.
PërgjigjuNe shqiperi i kendojne skifterave neper koncerte, i kendojne cunave te londres apo atyre te amerikes latine, ne shqiperi rinise i thuher te marrin shembull nga hajdutet trafikantet e nga k*rvat e prostituta. Doni mo per Belulin?