Klodian Matija ka mbërritur në Itali 27 vite më parë nga Shqipëria. Ai zbarkoi në brigjet italiane me një gomone, kur ishte vetëm 16 vjeç: «Me mua ishin shumë bashkëkombës të mi», – rrëfen ai, dhe e bën këtë me kënaqësi, sepse, siç e thekson vetë, «nuk kam aspak turp nga aventura ime».
Sot, në moshën 43-vjeçare, ai është shqiptari i parë që bëhet president i një klubi rotarian në Itali, në krye të Rotary Club Cesenatico Mare.
Historia – Me origjinë nga Lezha, ai nisi punën në Pistoia, Toskanë, duke bërë punë modeste: shpërndarje fletushkash, hamall, montues. Më pas hyri në botën e hotelerisë, ku gjeti rrugën e tij: «Dy vitet e para në hotel punova në Gran Hotel të Castrocaro-s, më pas, në vitin 2013, shkova në Bellaria, ku familja Gori më priti dhe më dha mundësinë të rritesha e të piqesha profesionalisht falë përvojave të ndryshme», – tregon ai. Deri sa arriti të bëhej drejtor i Hotel Saint Moritz, Hotel Diana dhe Sweet Home.
Sot, Matija flet pesë gjuhë dhe është presidenti i parë shqiptar i një klubi rotarian në Itali. Ai tregon për “Il Resto del Carlino” projektet e tij: i pari është “Festa e Miqësisë dhe e rotarianëve në pushime”, e planifikuar për më 6 gusht. Ndërsa më 26 gusht do të zhvillohet mbrëmja Rotary në Hipodromin e Cesena-s, me klubet e zonës së Romagna-s së mesme.
Projektet – Ai nuk ndalet vetëm te aktivitetet verore, por zbulon edhe planet për vjeshtën. «Në tetor», – thotë Matija, – «do të organizojmë një mbrëmje miqësore në Badia Pratalia për vëllazërimin zyrtar me Rotary Club Pavia Ovest». Janë konfirmuar edhe projekte të tjera tashmë të nisura, mes tyre: mbështetja për spitalin e Cesenatico-s për blerjen e një aparati ekografie, nisma në ndihmë të të rinjve të prekur nga fibroza cistike dhe programi “Global Grant” në mbështetje të shtëpisë “Rozalba” në Shqipëri./ IlMesaggero
Komente

Këta janë krenari kombëtare dhe të tillë gjen plot nëpër botë por në përgjithësi medjat meren me ndonjë kriminel apo drogaxhi dhe nuk i bëjnë jehonë këtyre personaliteteve vetëm për të nxirë Shqipërinë sigurisht të frymëzuar nga shpellari Sali non grata që vetëm m*t nxjer nga goja.
PërgjigjuNe shqiperi i kendojne skifterave neper koncerte, i kendojne cunave te londres apo atyre te amerikes latine, ne shqiperi rinise i thuher te marrin shembull nga hajdutet trafikantet e nga k*rvat e prostituta. Doni mo per Belulin?