Një farmaciste duke u vaksinuar sot në Tiranë

Kronikë

Shkon në mbi 230 mijë numri total i personave të vaksinuar, Manastirliu: 10791 vaksinime në 24 orët e fundit

7 Prill 2021, 20:43| Përditesimi: 8 Prill 2021, 10:19

  • Share

Në ditën e 11 të vaksinimit masiv janë kryer 10791 vaksinime, duke e çuar numrin total të të vaksinuarve vend që nga nisja e fushatës në 232379.  Shifrën e bën të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një njoftimi në Twitter.

“10 791vaksinime sot. Nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” janë kryer 232 379 vaksinime”, shkruan Manastirliu.

Ndërkohë, ditën e sotme nisi edhe procesi i vaksinimit të farmacistëve, ku morën dozën e parë të AstraZeneca 100 farmacistë në Tiranë. Paralelisht në vend po vazhdon edhe vaksinimi i gazetarëve, uniformave blu dhe i të moshuarit mbi 65-vjeç

Ndërkohë që vijojnë të mbërrijnë doza të tjera vaksinash, ku dy ditë më parë mbërritën 7 mijë doza të Pfizer, që janë vetëm pjesa e parë e 22.230 dozave të kësaj vaksine që pritet të vijnë deri më 20 prill.

Një tjetër ngarkesë vaksinash ishte planifikuar të mbërrinte ditën e sotme, por që nuk erdhën për shkak të pezullimit të fluturimeve në Rinas, pasi kontrollorët deklaruan paaftësi në punë si pasojë e stresit të shkaktuar nga shkurtimi i pagave.

Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 mars dhe po vijon me ritme mjaft të shpejta, ndërsa Barometri global e renditi Shqipërinë në vendin e parë për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Evropian, të cilat e nisën më herët vaksinimin. 

/B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?