Shkon në polici gjyqtari që shpëtoi Dajtin, policia i gjeti 17 mijë euro në banesë (VIDEO)

15 Shkurt 2019, 10:56| Përditesimi: 15 Shkurt 2019, 12:00

  • Share

Gjyqtari i Apelit në Vlorë, Skënder Damini ka qenë në banesën e tij në Tiranë kur policia në një aksion blic kreu kontrolle në apartamentin e tij në zonën e Liqenit në kryeqytet. Ka thirrur një avokat, me të cilit ka dalë nga shtëpia për t'ju drejtuar Policisë së Tiranës.

Aty ai do të merret në pyetje, pasi Prokuroria për Krime të Rënda nisi procedimin penal ndaj tij për korrupsion aktiv të gjyqtarit. Bashkë me të, në hetim u vunë edhe dy kolegët, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli, të cilët shpëtuan nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së 4 efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës. Ata pranuan kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, që rrjedhimisht e shpëton atë nga burgimi i përjetshëm.

Këtë mëngjes, forcat speciale të Policisë kryen kontrolle blic në 4 qytete, ku gjyqtarët kishin banesa. Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë, policia gjeti një vlerë monetare rreth 17 mijë euro. Gjyqtari tashmë do të japë versionin e tij në Policinë e Tiranës, ndërsa avokati Ferdinand Ndoja në një prononcim të shkurtër për gazetarët e vendosur jashtë shtëpisë, tha se nuk ka asnjë masë sigurie ndaj gjyqtarit.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • per te tere: 15/02/2019 14:23

    me siguri do kete nje komshi apo kushuri qe do ja kete dhene borxh ,, kto leke xhepi. meqenese eshte borxh mes zoterinjsh , besoj mjaftohen vecse me nje deklarate me shkrim dore, pasi dhe ora kur duhet tja kene dhene leket borxh ,duhet te kete qenur mbas ores 20:30. Skam dyshim qe do i kete kursim nga puna e gruas.

    Përgjigju
    • peoples: 15/02/2019 17:54

      E njoh mire kete tipin qe kur ishte ne Fier....Haka do shkoje tek i zoti...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?