Quebec, Kanada

Bota

Shkon në 54 numri i viktimave nga i nxehti në Kanada

8 Korrik 2018, 18:34| Përditesimi: 8 Korrik 2018, 18:38

  • Share

Ka shkuar në 54 numri i vdekjeve nga vala e të nxehtit që ka pushtuar Kanadanë. Që nga e premtja e kaluar, në zonën e Quebec-ut, temperaturat i kanë kaluar 36 gradët.

Duke parë parashikimin e motit, ne presim kthimin normal në orët e ardhshme.

Noemie Vanheuverzëijn, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë

Viktimat, siç raportojnë autoritetet shëndetësore, janë  persona mbi të 50-tat, të cilët jetonin në banesa pa ajër të kondicionuar.

Një mot i tillë me kaq viktima nuk është parë që në vitin 2010, ku rreth 100 njerëz vdiqën në zonën e Montrealit nga nxehtësia ekstreme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?