Shkon për të humburin e Vlorës, gjen një tjetër në kërkim Live në ‘Pa Gjurmë’ u denoncua një tjetër e zhdukur 3 ditë më parë

15 Maj 2020, 23:19| Përditesimi: 15 Maj 2020, 23:30

  • Share

Merr një tjetër rrjedhë transmetimi live në emisionin ‘Pa gjurmë’, pasi dy denoncime te reja mbërritën në studio. Ndërsa vijojmë kërkimet për Martin Selenin që humbi nga Vlora, një tjetër denoncim mbërrin në studio. Kur një dëshmitar pretendoi të ketë parë Martinin afër lumit Shkumbin në Rrogozhinë, gjen një tjetër të humbur.

E denoncuara e parë quhet Jonilda Metaj zhdukur 3 ditë më parë, po nga qyteti i Vlorës. Nëna telefonoi në emisionin ‘Pa gjurmë’ dhe në një lidhje telefonike tha se 32-vjecarja është parë duke hipur në një furgon. Ajo vuri në dispozicion edhe një video nga kamerat e sigurisë, që tregojnë lëvizjen e fundit të 32-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

"Ishte në shtëpi dhe më tha se do të shkonte në tualet. Unë I shkova nga pa, por nuk e gjeti më. Një shofer furgoni me emrin Romeo më tha se vajza kishte hipur në furgon. Jonilda Metaj është zhdukur 3 ditë më parë nga Vlora dhe ka probleme me shëndetin mendor. Kam bërë denoncim në polici edhe në Vlorë dhe në Fier. I kishte thënë shoferit se nuk kishte para ta paguante. Ka zbritur në hyrje të qytetit të Vlorës, afër një supermarketi. Kishte të veshur një palë streçe të zeza dhe atlete gri, një bluzë gri me kapuç. Është pak e shëndoshë në trup me flokë të zeza", tha nëna

Pas thirrjes së nënës për ndihmë menjëherë mbërritën informacionet e para, të cilat treguan vendndodhjen më të fundit të 32-vjeçares, e cila është parë ditën e sotme në zonën Kapelja e Kuqe po në qytetin e Vlorës. Stafi është lidhur edhe me policinë e qytetin bregdetar, të cilët edhe ata janë vënë tashmë në lëvizje pas denoncimit të bërë nga familjarët.

I humburi tjetër, për të cilin u pretendua se ishte Martin Seleni, në fakt ishte një tjetër i zhdukur, identiteti i të cilit është Roland Saraçi, larguar nga shtëpia 10 ditë më parë nga Saranda. Dëshmitari i cili pretendoi se kishte parë Martinin në Rrogozhinë, afër lumit Shkumbin duke dhënë këtë informacion live, pasi mbërriti atje zbuloi së bëhej fjalë për një tjetër të humbur. Ai i vuri në dispozicion emisionit ‘Pa gjurmë’ dhe foton e zotërisë nga Saranda, i cili pranoi se ishte larguar nga shtëpia por se nuk mbante mend emrat e familjarëve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?