Vila në ish-këneta e Durrësit

Kronikë

'Shkopinjtë' që mbanin në këmbë vilën 4 katëshe...Si ishte ndërtuar godina nën rrënojat e së cilës u shuan 8 familjarë!

29 Nëntor 2019, 19:51| Përditesimi: 30 Nëntor 2019, 22:55

  • Share

Katër kate të ngritura mbi themele të holla që vetëm duke i parë me sy kupton se nuk mund t'i rezistojnë një goditjeje, ashtu siç fatkeqësisht u faktua nga tërmeti i fortë i së martës në 03:54 kur  u shemb totalisht duke zënë nën rrënoja 8 anëtarë të familjes Lala. 

Siç shihet në këto foto nga Google Earth të majit 2016, cilësia e ndërtimit është e dobët dhe mjaft e rrezikshme. Siç shihet katet janë shtuar një nga një, ndoshta ndër vite,, siç duket edhe në foton e 3 viteve më parë ku kati i fundit ishte ende në ndërtim. Në këtë vilë jetonin tre vëllezër me familjet e tyre dhe nëna e moshuar. Nga tërmeti shpëtoi vetëm një i ri 17-vjeçar Ramë Lala.

Kolonat e godinës tepër të holla duken krejt të pafuqishme për të mbajtur mbi to tre kate ndërtesë. Në goditjen e parë të tërmetit në orën 03:54 ndërtesa u rrëzua, ndërsa ekipet e shpëtimit arritën të komunikonin me disa prej anëtarëve nën rrënoja, siç ishte Ramë Lala të cilin e ka shpëtuar një lavatriçe. Struktura metalike e kësaj orendie shtëpiake ka krijuar mjaftë hapësirë sa për t'i mbrojtur trupin dhe kokën 17-vjeçarit, pas shembjes së banesës. Ndërkohë me lëkundjet e tjera sizmike që vijuan në formë pasgoditjesh u rrëzua duke i zhytur edhe një herë nën rrënoja 8 anëtarët e familjes Lala, të cilët nuk mundën të dalin dot gjallë. Trupi i fundit i Ilir Lalës u nxor nga ekipet e shpëtimit në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Vila ku jetonin bashkë familjet e tre vëllezërve u kthye në mort...

Sahadete Lala 79 vjeç ndërroi jetë me djalin e saj të paralizuar Ilir Lala 52 vjeç, me nusen e djalit tjetër Marjeta Lala, 4 fëmijët e saj, dhe mbesën nga djali tjetër.  Bashkëshorti i Marjeta Lalës që humbi të katërt fëmijët ishte në Itali, ashtu edhe vëllai tjetër i cili në këtë tragjedi humbi vajzën, Griselda Lalën, 22-vjeç. I vetmi që doli gjallë nga rrënojat ishte Ramë Lala 17 vjeç. Nëna e tij nuk ndodhej në banesë pasi natën e tërmetit ishte tek motra e saj në Tiranë. Video e shpëtimit të Ramë Lalës përcolli mjaft emocion teksa ai u duartrokit nga ekipet e shpëtimit, teksa nëna mallëngjehej nga mrekullia që djali i saj doli i gjallë. Nga familja e 17-vjeçarit nën rrënoja u gjetën të pajetë Marjeta Lala së bashku me tre fëmijët, Emilio Lalën, 6 vjeç dhe dy binjakët Enis dhe Dionisa Lala, më pak se 3 vjeç. E ndjera u gjet e përqafuar me të tre fëmijët e saj nën rrënoja të banesës. E pajetë u nxor edhe Amelia Lala 9 vjeçe, e cila është gjetur së bashku me gjyshen, Sahdete Lala.

VIKTIMAT

Sahadete Lala 79 vjeç - (Gjyshja)
Djali i saj  Ilir Lala, (i paralizuar)  52 vjeç i fundit qe u nxor nga vila 4 kateshe në Kënete

Nëna Marjeta Lala, 31 vjeç me 4 fëmijët:
Emilio Lala
Enis Lala 2 vjeç
Dionisa Lala 2 vjeç - binjakë
Amelia Lala 8 vjeç - Vila në Kënetë

Griselda Lala- 19-vjeç (Motra e Ramë Lalës që shpëtoi)

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 30/11/2019 21:29

    Zot i madh shpirti u ndrihte te shkretve

    Përgjigju
  • roma: 30/11/2019 19:13

    Ngushullime njerzve qe humben njerzit me te dashur .

    Përgjigju
  • Liku: 30/11/2019 18:50

    Ne plazhin ne durres tek hekurudha dhe iliria kishte vetem ndertes me derrasa per pushuesit

    Përgjigju
  • adr: 30/11/2019 09:36

    katet e para qe jane bere dyqane dhe lokale jane bomba me sahat, nese termeti do binte ne tirane dhe jo ne durres situata do kishte qene qindra here me e rende

    Përgjigju
  • Blerta: 30/11/2019 03:32

    PLAZHI,,KENETA,,DHE DISA BANESA ME DURRES DUHEN SHEMBUR,,,,NDRYSHE DO I VDISNI NJEREZIT NNEPER GERMADHA MOR qeveri e poshter....

    Përgjigju
    • bajrami: 30/11/2019 09:54

      Bravo Ferdi. Ja mblodhe Blertes. Qeveria duhete te filloje te mendoje si ti administroje mire leket qe domblidhen. PSh te vendosi Lali Fikun qe te nxjerri koston 5 here me shume per cdo banese. Paguan ky milet ska problem

    • ferdi: 30/11/2019 08:59

      Bravo Blerta, kerko nje pergjegjesi nga Qeveria qe vet personi per familjen e tij nuk mban ;)

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?