Shkozë/ Shoferi i furgonit po shkarkonte mallrat, një person i vjedh patentën dhe lekët që kishte në portofol (VIDEO)

16 Nëntor 2022, 15:40| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 19:01

  • Share

Një vjedhje ka ndodhur mesditën e sotme në Shkozë. Ndërsa një person po shkarkonte mallrat që i transportonte me furgonin e tij nëpër dyqane, grabitësi i ka marrë patentën dhe të gjitha kartat në portofolin e tij së bashku me lekët e mallit që ndodheshin në portofol.

Report RV ka siguruar pamjet e filmike që tregojnë momentin kur ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë ende nuk është bërë e mundur kapja e personit me kapele i cili pasi ka mbikëqyrur situatën, është afruar pranë furgonit, ka hapur derën dhe ka marrë të gjitha lekët që ka gjetur në vendin e shoferit.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?