Ka përfunduar pjesa e parë e projektit për ndërtimin e vendruajtjes së Arkivit Qendror Shtetëror në Shkozë.
Kryeministri Edi Rama ishte në një inspektim ditën e sotme në godinën e re, për të cilën u shpreh se është bërë sipas standarteve më të mira arkivore për të ruajtur biografinë e shtetit tonë.
Ai thotë se është e tmerrshme se si është lënë infrastruktura e Arkivit Qendror Shtetëror, sidomos në vitet e Rrumpallës Demokratikase.
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit, Ardit Bido gjatë inspektimit të kryeministrit Rama, u shpreh se kjo është vetëm faza e parë dhe godina e parë e projektit.
Ai u shpreh se janë dhe 2 godina të tjera në pritje për tu rikonstruktuar, si dhe ambjenti rrethues i këtij kompleksi, një projekt që pritet të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm.
Aktualisht të dy godinat, në Tiranë dhe e reja në Shkozë kanë një kapacitet prej 75 mijë kutish ku ruhen dokumente të shtetit shqiptar.
Bido u shpreh se kjo do të jetë funksionale për 20 vitet e ardhshme ndërsa godinat e tjera që do të ndërtohen do të mbahen për raste emergjencash.
Godina e re e Arkivit Qendror Shtetëror