Irena Gjoka

Politikë

SHKRESAT/ Drejtësia greke rrëzon Berishën dhe Belerin për gjyqtaren Irena Gjoka

5 Maj, 22:32| Përditesimi: 5 Maj, 22:51

  • Share

Drejtësia greke, me një shkresë zytare të përcjellë sipas të gjitha procedurave në Shqipëri, kanë rrëzuar zyrtarisht të gjitha akuzat e ngritura nga Sali Berisha, mbështetësit e tij, dhe në veçanti, Fredi Beleri.

Të cilët, prej mëse një viti kanë akuzuar gjyqtaren Gjoka, se ajo disponon identitete të tjera përveç atij që ka të regjistruar në gjendjen civile. Ndërkaq, akuzat shkojnë edhe më përtej duke thënë se ka një penalitet ligjor ndaj gjytares.

Por shkresat zyrtare, që TemA i zotëron theksojnë qartësisht se nuk ka asnjë të vërtetë mbi këto akuza. Vtë Gjyqtarja Irena Gjoka, duke i renditur këto fakte thekson se: “Nen pergjegjesine time deklaroj se keto jane te gjitha aktet e percjella nga autoritet greke te drejtesise.

Këto sulme behen ndaj meje per shkak të vendime të rëndësishme fuksionare te lartë shteterore, përfshirë masa sigurie ndaj figurave të njohura publike, dhe synojnë qartësisht intimidimin  dhe pengimin në ushtrimin e detyrës.

Në kuadër të verifikimeve zyrtare që po kryen Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në ligjin për dekriminalizimin, autoritetet greke i janë përgjigjur zyrtarisht kërkesës së institucionit, duke konfirmuar se une gjyqtarja Irena Gjoka jo vetëm që nuk jam  e dënuar, por nuk ekziston asnjë e dhënë negative në emrin tim në te gjitha institucionet ligjzbatuese!”.

Sipas të gjitha gjasave, këto të dhëna janë të ditura për organet ligjzbatuese në Shqipëri, në veçanti për KLGJ-në, kreun e Gjykatës të Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe posacërisht SPAK-ut.

Por asnjëherë këto institucione nuk kanë mbrojtur kolegen e tyre, duke lënë të hapura spekulimet, kur faktikisht dokumentet flasin e zeza mbi të bardhë për të vërtetën mbi këtë fakt./ Tema

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?