Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu

Sport

'Shkrihen akujt' mes Lautaros dhe Calhanoglusë? Telefonatë nga dyshja e Interit pas polemikave të kapitenit

3 Korrik, 09:02| Përditesimi: 3 Korrik, 09:04

  • Share

Inter është me pushime pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube. Situata në kampin zikaltër nuk është e duhura pas një sezoni të gjatë dhe me zero tituj, gjë që u reflektua nga përplasja në distancë mes kapitenit Lautaro Martinez dhe mesfushorit Hakan Calhanoglu.

Kapiteni, fill pas humbjes 0-2 kundër Fluminenses dhe eliminimit nga Botërori i Klubeve, nuk u kursye dhe sulmoi me fjalë të ashpra Hakan Calhanoglu. Ky i fundi është i dëmtuar dhe qëndroi në Turqi duke mos qenë me ekipin, aty ku duket se ka një akord me Galatasarayn. Diçka e tillë ka bërë që kapiteni t'i 'tregojë derën' shokut të skuadrës, me turkun që në kanalet e komunikimit i tha se nuk po sillej si lider.

Pas kësaj përplasjeje një telefonatë ka ndodhur mes tyre, me mediet në Itali që thonë se palët janë larg një sqarimi përfundimtar dhe hatërmbetja është e madhe. Hakani në Turqi dhe Lautaro me pushime të merituara pas një sezoni të gjatë nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët as pas telefonatës, ndërsa te Inter duan që dhomat e zhveshjes të jenë të qeta.

Situata e Calhanoglu

'Nuk ka gjasa që Calha të qëndrojë', shkruan Sportmediaset, kështu që do të nevojitet një zëvendësim. Është gjithashtu e vështirë të gjesh një të tillë duke pasur parasysh se Galatasaray nuk dëshiron të shkojë përtej 20-25 milionë eurove dhe çmimet e emrave të ndryshëm të lidhur me zikaltërit ( Ederson, Rovella, Stiller) po dyfishohen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?