Edi Rama dhe ministri i Jashtëm grek

‘Shkrihen’ akujt, Rama pret në zyrë ministrin e Jashtëm grek: Folëm për çështjen Beleri (FOTO)

6 Tetor 2023, 21:11| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 22:58

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë qenë të akullta për shkak të arrestimit të kryebashkiakut në detyrë, Fredi Belerit, kryeministri Rama ka pritur sot delegacionin grek në një takim. Në disa foto që kreu i qeverisë ka ndarë në Facebook, Rama shihet në praninë e Ministrit të Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis.

Ky i fundit ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. 

Sipas raportimeve nga mediat greke, Gerapetritis ka deklaruar se me Ramën ka ngritur edhe çështjen e Fredi Belerit, që sipas tij, ka pasur një “devijim të vazhdueshëm nga pala shqiptare”. 

 “Ky refuzim i vazhdueshëm përbën një devijim të dukshëm nga shteti i së drejtës evropiane dhe sigurisht nga prezumimi i pafajësisë”, është shprehur Gerapetritis.

Takimi vjen në kulmin e tensioneve mes Tiranës dhe Athinës për shkak të arrestimit të Belerit.

Athina zyrtare ka bërë thirrje që Beleri të lejohet të betohet, gjuha e tyre ka qenë e ashpër, ku shpesh herë kryeministri Rama është akuzuar se kontrollon institucionet e drejtësisë. Qeveria shqiptare nga ana tjetër ka thënë se nuk ndërhyn në punët e gjyqësorit dhe se fjalën e fundit e jep vetëm drejtësia.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Për çështjet e tij është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimit e tij të paligjshëm e politik. 

Edi Rama pret deligacionin grek

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 07/10/2023 14:37

    Fole pere ceshtjen Came jo pere Belerin yyyyy

    Përgjigju
  • Nuk: 07/10/2023 12:13

    Tradhtar i çeshtjes kombetare te Çamerise!

    Përgjigju
  • Gjergj: 07/10/2023 11:04

    U shkrinè akujt? Mos more. Epo si èshtè e mundur qè njè mrekulli e tillè tè ndodhè, papritur e pakujtuar? Paska nènshkruar qè tè na vijnè KFOR dhe Zerva nè Himarè, mè duket, sepse na ishte bèrè "tokè e askujt"? Ka humbur rrugèn nè oborr bojaxhiu. Shpresojmè qè sè paku ta dijè vetè, se çfarè èshtè duke bèrè sepse shumica absolute shqiptare, as nuk e kupton dhe as do ta shohè mè. Meqè ra fjala,,a ka ministèr tè jashtèm ky vèndi ynè? Apo tè "gjithè tè mirat" nè njè dorè thuaj,,,bojaxhi, kryeministèr, ministèr i jashtèm, Shpirag, tellall pèr arritjet e turizmit shqiptar, ku shqiptarèt qè punojnè pèr tè mbajtur familjet gjallè nè perèndim, numèrohen pèr tè huaj, incenerator, kanabis. Pèr gjithçka e kemi. Jo jo, nuk èshtè ushtari i mirè Shvejk, èshtè vetèm njè karikaturè e tij.

    Përgjigju
  • Eri: 07/10/2023 10:20

    Pse kane kaq fytyra perverse keta frequent? E sigurte qe do e vjedhin Himaren. Ngjajne me ata ujqerir e babezitur.

    Përgjigju
  • Edi25252: 07/10/2023 07:35

    Të vetmit akuj që nuk do shkrihen kurrë . Janë akullnaja shekullore dhe do jenë të tilla me shekuj . Janë akullnaja dhe aisberg në një të vetme

    Përgjigju
  • poli: 07/10/2023 05:29

    mos i tako greket o rama ,, se me te futme ta kane perhere,,,ate bejlerin nxirre nga burgu dhe futi nje plumb bytheve....coje ne esfel re gomwreve....

    Përgjigju
  • Edi: 06/10/2023 23:34

    zoti kryeminister po fute hundet ne gjyqsore dhe te dali nje maskara je tradhtari me mi mathe i shqiperis mbas esat pashe toptanit e sali gazepit

    Përgjigju
    • Asimi: 07/10/2023 10:34

      Ke të drejt vlla, Rama nuk duhet të ndërhij dhe zduhet të lëshojm pe ndaj tradhtarve, përshëndetje nga Tetova????????????????????????

  • Gazepi: 06/10/2023 21:20

    Dhe Beleri del nga burgu dhe betohet si kryebashkiak.

    Përgjigju
    • Toni: 07/10/2023 10:43

      Prit gomar te mbije bar!

    • Or tej: 07/10/2023 00:02

      Si dhe ti jepet medalja si i vetmi person qe u denua per vjedhje votash keto 30 vitet e fundit or teeeejjjjj

    • Turi: 06/10/2023 23:48

      Sa te mbaroi censusi Del na burgu. Bagetia le te meret me keta kopilat qe tallen me popullin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?