Akademia e Shkencave

Qeveria projektvendim për shkrirjen e Studimeve Albanologjike, anëtarët e akademisë kundër: Shkelet ligji për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor (RELACIONI)

27 Maj 2023, 09:47| Përditesimi: 27 Maj 2023, 22:26

  • Share

Këshilli i Ministrave ka formuluar projektvendimin për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike duke i kaluar asetet e këtij institucioni nën Akademinë e Shkencave që drejtohet nga Skënder Gjinushi.

Sipas projektvendimit, që pritet të firmoset nga kryeministri Edi Rama, të gjithë institutet në varësi të Akademisë së Studimeve Albanologjike do të shkrihen dhe do t’i bashkangjiten Akademisë së Shkencave e cila merr po ashtu të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme.

Njësitë kryesore ekzistuese, Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik i këtyre njësive, aktualisht pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike do të riorganizohen si njësi të kërkim-studimit pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, brenda datës 31 Dhjetor 2023.

Anëtarët e senatit të institucionit kanë kundërshtuar projektvendimin dhe kanë deklaruar se do të ndërmarrin të gjithë hapat ligjorë për mos ta lejuar diçka të tillë. Rektori i akademisë tha se nëse një vendim i tillë miratohet, atëherë nuk do të ketë më Studime Albanalogjike pavarësisht se institutet e akademisë do të kalojnë në varësi të Akademisë së Shkencave. Ai tha se projektvendimi është në shkelje të hapur të arsimit të lartë dhe të disa marrëveshjeve ndërkombëtare të vendit.

Akademia e Studimeve Albanologjike u krijua në mars të vitit 2008 në kuadër të ristrukturimit e të modernizimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar, me vendim të Këshillit të Ministrave, nga bashkimi i katër Instituteve (Arkeologji, Gjuhësi dhe Letërsi, Histori, Kulturë Popullore) dhe i dy njësive kërkimore (Studimi i Artit, Enciklopedia Shqiptare) të ish-Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.

Ora 15:34
Qeveria projektvendim për shkrirjen e Studimeve Albanalogjike, ja relacioni për qëllimin dhe objektivat që synohen të arrihen

1685194538_2555315514488839714528664468003925900354821n.jpg

Qeveria ka bërë projektvendimin për shkrirjen e Studimeve Albanologjike.  

Njësitë kryesore ekzistuese, Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik i këtyre njësive, aktualisht pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike do të riorganizohen si njësi të kërkim-studimit pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, brenda datës 31 Dhjetor 2023.

Në relacionin që ka siguruar nga Report Tv, evidentohen qëllimet dhe objektivat që synohen të arrihen në saj të këtij projektvendimi.

(Kliko këtu për të lexuar relacionin e plotë)

Ora 12:22
Projektvendimi për shkrirjen e Studimeve Albanalogjike, reagon Senati i institucionit: Shkel ligjin për arsimin e lartë, do ndjekim rrugët ligjore për ta ndaluar

1685183324_2555315514488839714528664468003925900354821n.jpg

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike ka reaguar për projektvendimin e qeverisë lidhur me mbylljen e veprimtarisë së këtij institucioni. Në një deklaratë për mediat, akademiku Luan Përzhita ka thënë se një vendim i tillë është në kundërshtim me rregullat. Ai tha se vendimi ende nuk është fakt i kryer dhe se do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për mos ta lejuar diçka të tillë.

“Në dijeninë time nuk mund të ndërpritet vijimësia e punës së rektorit, vetëm në raste të jashtëzakonshme. Për një normalitet, kjo është në kundërshtim me rregullat. Nuk jemi përpara një fakti të kryer, jemi në procedurë, pasi Këshilli i Ministrave ende nuk ka vendosur. Ne mendojmë se nuk ka humbur arsyeja. Ne punojmë në këtë fushë për të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë”- është shprehur Përzhita.

Ai tha se në projektvendim ka një tendencë e cila nuk dihet kujt i shërben dhe në rast të miratimit atëherë nuk do të ketë më Studime Albanalogjike.

Në një shkresë të firmosur nga rektori, Luan Përzhita, kërkohet anulimi i këtij projektvendimi me argumentimin se shkelet ligji për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Shqipëri si dhe vetë ligjin për Akademinë e Shkencave.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dardan: 30/05/2023 10:41

    Sali Berisha i shkriu institutet e Akademise se Shkencave dhe ngriti nje Qender te Studimeve Albanologjike me ithtaret e Monarkise se Zogut; kjo eshte arsyeja qe qeveria po e kthen ne binare demokratike Qendren qe u kthye ne Akademi te Studimeve Albanologjike brenda tre muajve qe Ministria e Arsimit kaloi ne duart e Lulzim Sali Berishes.

    Përgjigju
  • Iris: 28/05/2023 03:52

    E thene ndryshe -Supercentralizim.Albanologjise i hiqet e drejta e te qenit akademi me vete,por kthehet ne nje dege te Akademise se Shkencave dhe deget e saj kthehen ne nendege! E thene ndryshe si te thuash qyteti,fshati,njesia,ose /country-village-hamlet/!!!

    Përgjigju
  • Eri: 27/05/2023 18:30

    Nese ulen shpenzimet ,lajm i mire. Se edhe ashtu ishin vetem parazite.

    Përgjigju
  • redi: 27/05/2023 13:33

    Kujtova se qeveria do mbyllesh degen e Albania let those,por project vendimi Ben te mundur qe te kete nje organ komandues per te gjithe institutet te e studimeve te ndryshme ne akademine e shkencave te Shqiperise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?