Pas një tenderi për dhënie me qira të katër kabinave në zonën e mbrojtur të “Syrit të Kaltër” në Bashkinë e Finiqit, që i kushtoi shtrenjtë shoqërisë shtetërore “Albturist TO” sha, duket se ky objekt nuk i ka shpëtuar vëmendjes së qeverisë. Sot është shpërndarë njoftimi se Agjencia e Zonave të Mbrojtura ka shpallur tender për hartimin e një plani menaxhimi për gjithë zonën e “Syrit të Kaltër”, ku përfshihen plane për përmirësim të aspekteve fizike, sociale, ekonomike dhe ekologjike të zones.
Fondi limit për hartimin e planit është 5.8 milionë lekë dhe ofertat mund të dorëzohen deri me datën 12 nëntor 2019, ora 12. Sikurse është bërë e ditur, ditët e fundit shoqëria shtetërore menaxhuese e këtij monumenti të natyrës, “Albturist Tour Operator” sha, u shkri nga qeveria, pasi, jo vetëm që nuk kishte marrë masa për përmirësimin e kushteve të “Syrit të Kaltër”, por u përpoq që t’ia japë privatit me qira aktivitetin e disa kabinave që ndodhen atje.
Por ky objekt në fakt kontrollohet nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, që duhet të thotë fjalën e fundit për çdo ndryshim të statusit të tij. Monumenti i natyrës “Syri i Kaltër” është shpallur si i tillë në vitin 2002. Ai shtrihet në një sipërfaqe prej 180 ha duke përfshirë edhe sipërfaqen ujore të burimit. Kjo sipërfaqe përbëhet në pjesën më të madhe nga pyll i llojit mbrojtës dhe sipërfaqja ujore e burimit prej afërsisht 13.5 ha. Burimi i Syrit të Kaltër me një thellësi mbi 50 m, përbën një zonë mjaft tërheqëse për vizitorët dhe turistët. Ky burim është furnizuesi kryesor për lumin Bistricë.
( Kliko këtu ) për dokumentin e plotë të tenderit
Aktualisht në këtë monument natyre funksionon një pikë biletarie e cila nuk përmbush standardet e kërkuara. Duke qënë një nga pikat turistike më të vizituara është e nevojshme investimi për implementimin e një pike biletarie elektronike si dhe hartimi dhe miratimi i një rregulloreje të brendshme për funksionimin e pikave të biletarisë, në funksion të menaxhimit efektiv të zones, thuhet në dokumentet e tenderit. Ndërkohë, problem i rëndësishëm është edhe mungesa e infrastrukturës si dhe rruga plotësisht e amortizuar e cila të çon në Monumentin e Natyrës.
Nisur nga fluksi i lartë turistik dhe interesi i madh për këtë monument është i nevojshëm investimi për mirëmbajtjen e saj, vendosjen e postbllokut elektronik dhe sistemimin e parkimeve. Mungon infrastruktura në shërbim të turistëve përfshirë këtu tualete dhe kosha për mbetjet si më të rëndësishme. Dhe numri i vizitorëve nuk ka qenë i vogël: Për periudhën Janar–Dhjetor ai ka arritur 84.616 persona dhe në 28.905 numri i mjeteve, që paguajnë të gjithë biletë hyrjeje.
Po mire mo vlla kaq veshtire eshte te mbahet nga shteti? Llogari e thjeshte 30000 makina x 100 lek hyrja = 3000000 lek Po themi 10 mij veta blejne suvenire aty Blejne mesatarisht 300 lek suvenire 10000 veta x 300 lek = 300000 lek Pra gjithsej 60 milion lek te vjetra fitim Shpenzime 2 roje me 50000 lek rroga 100000 lek x 12 muaj = 1200000 lek Po e shtojme dhe nje sportelist ne pik 3 muaj 50000 x 3 = 150000 lek Sigurime 20000 x 12 + (20000 x 3) = 300000 l Shpenzime operative gjths 1350000 lek Sporteli elektronik 1000000 lek 1350000 + 1000000 = 2350000 lek ose 24 milion Diferenca 6000000-2350000 = 3650000 l Ose 36 milion FITIM PSE DUHET TJA JAPIN PRIVATIT???!!!
Përgjigju