*Shkrimi i fundit i Nebil Çikës në profilin e tij në Facebook, një ditë para se të ndërronte jetë
Sali Berisha nëpërmjet "kllounit" të tij Spaho ka sulmuar PDIU duke theksuar që çamët do marrin "gishtin e mesit ".
Përpjekja e Berishës për të fajësuar PDIU dhe Shpëtim Idrizin pas vendimit të tyre për të mos iu bashkuar koalicionit salimetaj - dule nuk është ndonjë risi pasi ai këtë qëndrim ka për të gjithë ata që nuk janë me të .
Por në rastin konkret është Berisha ai që nuk përjashtuar çamët dhe çdo shqiptar patriotë nga koalicioni i tij, duke bërë koalicion e duke bërë aleancë me përfituesit më antishqiptar të shovinizmit grek, të akuzuar për terroristë e vrasje të ushtarëve shqiptarë .
Berisha, mund të bëjë çdo akt antishqiptar në funksion të interesave e pushtetit të tij por nuk ka asnjë të drejtë të akuzojë çamët për "tradhti e pabesi ", akuza të fabrikuara ndaj tyre në kohën e diktaturës, se ishte pikërisht ai që u pozicionua, jo për here të parë, kundër tyre e nuk i la mundësinë as ta mendojë një bashkëpunim me të, me aleancën që bëri me PBDNJ e veçanërisht duke mbështetur kandidatin e sajë në Himarë , Fredi Bejlerin të dënuar si pjesëmarrës në sulmin terrorist më masakrën e Peshkëpisë në 1995 . Është pikërisht ky kandidat e aleat i Berishës që bën fushatë me flamurin e Vorio Epirit ,simbol i maskave greke në Jug të Shqipërisë në 1914 dhe të masakrës çame në 1945.
Me pak fjalë Berisha zgjodhi si aleatë përfituesit e shovinizmit grek , vazhdimësi e asaj politike që vrau e përzuri çamët nga tokat e shtëpitë e tyre në 1945 dhe ka si qëllim të deklaruar aneksimin e Jugut të Shqipërisë Greqisë.
Edhe sikur të donte Idrizi dhe PDIU të futej në koalicion me Berishën ishe ky i fundit që ja mbylli derën me aleancën e tij me ata që mohojnë gjenocidin çam dhe janë vazhdimësi e politikës që prodhoi këtë gjenocid .
Refuzimi i çamëve ndaj Berishës në këto zgjedhje është veprimi më normal që mund të bëhej në këtë situatë dhe jo vetëm .
Filozofia diabolike e Berishës " bashkëvajtjes dhe bashkautorë " nuk mund të funksionojë sidomos me çamët, të cilët nuk janë dhe nuk mund të trajtohen si bashkëfajtorë me vrasësit e tyre shovinistë grekë dhe zgjatimeve të tyre, aleatë të Berishës, në politikën shqiptare .
Si në rastin me komunistët dhe viktimat e tyre në Shqipëri edhe në rastin e çamëve dhe terroristëve grekë Berisha vazhdon të jetë në krah të vrasësve, jo vetëm si filozofi por edhe me veprime konkrete.
Sulmi ndaj çamëve për faktin se ata refuzuan poshtërimin që Berisha donte t’iu bënte duke i futur në aleancë dhe në shërbim të terrorizmit shovinist antishqiptar grek është i pa pranueshëm i turpshëm dhe tërësisht antikombëtar.
E keni dëgjuar Berishën që akuzon Ramën si Zografin bis ndërkohë që kandidati i tij në Himarë bën fushatë pikërisht me flamurin e Zografit! Kjo është më shumë se hipokrizi, është tradhti kombëtare.
Çfarë bëjnë me shumë qarqet antishqiptare dhe terroristët grekë aleatë të Berishës me çamët ?!
Asgjë me tepër se ajo që iu tregon sot kllouni i Berishës, Spaho : U tregojnë gishtin e mesit !
Kush është Zografi e Zerva bis këto !
Ne ngjarjet e Peshkepise, marria e Berishes coi ne konflikt me SHBA me te ashtuquajturin gjyqi i minoritareve! Ngushellime, por e shkrime tipike merobaziste.
Përgjigju