Shkrimtare, gazetare dhe politikane, Diana Çuli tregon në ‘Esencë’ një jetë mes librash dhe kujtimesh: Gjyshërit kanë shënjuar fëmijërinë time

17 Mars 2023, 20:27| Përditesimi: 17 Mars 2023, 20:35

  • Share

Ajo i ka prekur të gjitha nga gazetaria tek politika dhe librat. Por kur është fjala për tu identifikuar preferon ta quajnë shkrimtare. Në fakt të shkruarit i ka dedikuar gjithë jetën e saj, pavarësisht se ka lëvruar gazetarinë hershëm dhe ka pasur një eksperiencë të shkurtër në politikë. Këtë herë në ‘Esencë’ erdhi në një rrëfim për jetën dhe karrierën  shkrimtarja  Diana Çuli.

Kur kthehemi pas dhe i kujtojmë përfshirjen në politikë ajo thotë se nuk e mendon rikthimin, por periudha e shkurtër që shërbeu aty ishte një përvojë e jashtëzakonshme.

Ndërsa kujton vitet e fëmijërisë Diana Çuli sjell ndërmend  një prej momenteve që i ka shënuar kujtime të pashlyeshme. Ishte  10-vjeç kur ritakoi gjyshin i cili pas shumë vitesh rikthehej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E kujton ndikimin e gjyshërve në jetë si shumë të rëndësishëm ndërsa vetë thotë se nuk është një gjyshe tradicionale.

Në vend të kukullave prindërit i blinin libra duke e vërejtur pasionin e saj për leximin. Kështu një botë e tërë përfytyrimesh krijoji dhe magjinë që ajo solli në krijimtarinë e saj më vonë. Romanet që kanë shënuar dhe ndikuar periudha dhe breza të caktuar.

Skenare filmash të njohur janë përshtatur bazuar në romanet e Diana Çulit. Kujtojmë këtu “Rrethin e Kujtesës” një roman që ajo e ka shkruar frymëzuar nga një histori e vërtetë, i cili më pas u ekranizua. Njësoj si filmat “Hije që mbeten pas” dhe “Bregu i Ashpër’.

“Përkthimi është një moment që më ndihmon të ruaj lidhjen me letërsinë”-thotë ajo ndërsa kujton një sërë autorësh të njohur që ka përkthyer, ndërsa shton  se po shkruan një roman të ri.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?