Kultura

Shkrimtari Ismail Kadare, një ‘banesë’ vetëm për veten? Prehja në varrezat e Tufinës dhe nderimi nga miqtë e politika

1 Korrik, 15:27| Përditesimi: 1 Korrik, 15:42

  • Share

Një vit pas ndarjes së tij nga jeta, trupi i shkrimtarit të madh Ismail Kadare vijon të prehet në varrezat e Tufinës, ku ai u soll me kërkesë të familjarëve pas vdekjes së tij.

“Që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme kanë qenë të shumtë ata që kanë ardhur për t’i vendosur një tufë lule në vendin ku ai prehet.”

E para, pranë varrit të tij. Ka qenë bashkëshortja, Helena. Më pas miq të shumtë

“Si miq të familjes Kadare edhe ne e ndiem të arsyetueshme të kujtonim të madhin Kadare dhe ta kujtojmë përjetësisht, kombëtarisht dhe familja e tij”, tha Sherif Dyrimishaj.

Në momentin që u nda nga jeta shumë polemika e shoqëruan edhe në lidhje me vendin ku do të prehej. Kryeministri Edi Rama tha se për vendin e prehjes së shkrimtari të madh kishte marrë propozime të shumta dhe shumë të çuditshme.

“Ismail Kadareja e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tija.Jo bashkë me dëshmorët, sepse ai as ishte dëshmor dhe as nuk kishte gjëkundi, në asnjë qelizë të tijën dëshirën apo gatishmërinë për të rënë dëshmor. Jo bashkë me vëllezërit Frashëri, të cilët ishin ndër fare të paktët që ai i donte dhe respektonte sinqerisht, sepse as nuk ia kanë borxh t’i bëjnë vend në varret e tyre, e as nuk na e kishte Ismaili borxh që t’ia ndalojmë vetminë e tij aq shumë të dashur. Jo tek parku përballë Rognerit dhe as tek fusha e gjelbërt mbrapa Kryeministrisë”, deklaroi Edi Rama.

Sot, një vit pas ndarjes së tij nga jeta, ideja për ngritjen e një banese të fundme vetëm për Kadarenë vijon të jetë ende në diskutim, edhe pse akoma nuk ka asnjë vendim apo hap konkret që të jetë bërë publik në këtë drejtim.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?