Meghan Markle dhe princ Harry

Shkrimtari mbretëror: Markle pëlqen të lëvizë me Cadillac të mëdhenj dhe avionë privatë, u zhgënjye kur pa llogarinë bankare të Harry-t

28 Shkurt 2023, 12:05| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 12:08

  • Share

Meghan Markle dhe lidhja e saj me Princin Harry u komentuar gjatë pasi pas largimit nga Pallati Mbretëror pati shumë “sekrete” të publikuara nga ata, jo vetëm në lidhje më njëri-tjetrin, por edhe për marrëdhëniet e tyre me pjesëtarët e familjes mbretërore.

Një artikull i ri i botuar në Daily Mail thotë që Dukesha e Sussex është “e fiksuar pas parave dhe u zhgënjyer kur zbuloi se sa pak para ka Princi Harry”.

Shkrimtari mbretëror Tom Bawer përshkroi se si ish-ylli i Suits u befasua nga “kursimet” e burrit të saj.

“Befasia dhe zhgënjimi i saj i madh ishte se Princi Harry kishte shumë pak para. Ajo imagjinoi se do të vlente qindra milionë, nëse jo miliarda”, tha ai, duke shtuar: “Ajo dëshiron të lëvizë me Cadillac të mëdhenj dhe avionë privatë me komandë. Tani për tani ajo duhet të “luftojë” për gjëra të tilla”.

Bower ishte i prirur të theksonte se prania e çiftit në kurorëzimin e mbretit Charles ka të ngjarë të “shkatërrojë” ceremoninë dhe “të errësojë” mbretin Charles.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?