Abdulrazak Gurnah

Bota

Shkrimtari nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah fiton Çmimin Nobel në Letërsi

7 Tetor 2021, 13:21| Përditesimi: 7 Tetor 2021, 13:54

  • Share

Romancieri nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah është fitue si Çmimit Nobel në letërsi për vitin 2021. Ai fitoi këtë çmim me novelën "Parajsa" dhe u vlerësua për analizën e tij të pakompromis dhe të thellë të efekteve të kolonializmit dhe fatit të refugjatëve në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve. Gurnah, 83-vjeç jeton dhe punon gjatë në Britaninë e Madhe.

Ai lindi në 1948 dhe u rrit në ishullin Zanzibar, duke mbërritur në Angli si refugjat në fund të viteve 1960. Ai është Profesor i Anglishtes në Letërsitë Postkoloniale në Universitetin e Kentit në Caterburry.

Çmimi Nobel në Letërsi jepet nga Akademia Suedeze në Stokholm. Deri më tani 117 persona janë vlerësuar për krijimet e tyre letrare me Nobel, nga të cilët 16 janë gra. Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2020 iu dha poetes amerikane Louise Glück.

 

Ora 03:09
Fitoi çmimin Nobel për Letërsi, Abdulrazak Gurnah zbulon reagimin ‘ikonik’ në momentin që u njoftua për fitoren  

Fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë 2021 Abdulrazak Gurnah zbuloi rrethanat paksa qesharake në momentin kur u lajmërua përmes telefonit se do të ishte fitues. Duke ju drejtuar telefonuesit me ‘mbylle’ Gurnah duket se rutinën e tij nuk toleron t’ia ‘cenojë’ ndokush.

Romancieri Gurnah rrëfen se në momentin që po e telefonin ishte në shtëpinë e tij duke bërë një filxhan çaj dhe i ishte drejtuar telefonuesit me një gjuhë të sertë.

 "Hajde, ik nga këtu! Më lër rehat", i ishte drejtuar Gurnah telefonuesit.

Pavarësisht këtij reagimi pakëz të çuditshëm e ndoshta i cilësuar edhe si arrogant, njoftuesi arriti t’i bënte me dije fitoren e tij për çmimin Nobel.

Kujtojmë se shkrimtari romancier Gurnah fitoi këtë çmim me novelën "Parajsa" dhe u vlerësua për analizën e tij të pakompromis dhe të thellë të efekteve të kolonializmit dhe fatit të refugjatëve në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve. Gurnah është 83-vjeç jeton dhe punon gjatë në Britaninë e Madhe.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?