Shkrimtari Ylljet Aliçka rrëfen eksperiencën e tij si regjisor

25 Korrik 2018, 12:34| Përditesimi: 25 Korrik 2018, 19:23

  • Share

Shkrimtari edhe skenaristi Ylljet Aliçka është vlerësuar me çmim në Festivalin Ndërkombëtar të Korçës. Për herë të parë, ai vjen tek filmi “Lule plastike” edhe si regjisor.

Subjekti i filmit “lule plastike” bazohen në ngjarje reale. Një çift nga fshati vijnë në një dasëm në Tiranë. Ky takim me njerëzit e metropolit i bën ata që të ndeshen me vetminë. Indiferencë kjo, që i afroi dhe më shumë me njëri-tjetrin. Aliçka për kamerën e “Report tv” ndalet tek subjekti i filmit, por edhe tek skenarët e regjia e filmave shqiptarë. 

 Unë skam ndonjë karrierë të madhe si regjisor, por kam shkruar në përgjithësi tregime, që regjisorët i kanë adoptuar në film. Vjen një moment që do ta provosh edhe vet. Arma ime e fortë është ngjarja, skenari, por jo regjia.

Kur në kinema bëheshin filma me skenarët e mi, unë thosha, që ndoshta do të kisha futur këtë aktor edhe jo këtë. Por motiv për këtë film ishte ndoshta edhe Bert Ndrenika, i cili duke lexuar këtë tregim, propozoi që të bëhej film.

Kur ke aktor të mirë, nuk ka përse të mos dalë film i mirë, Zana Prifti është aktorja tjetër. Ndërsa, role dytësorë janë Elia Zaharia edhe Gent Hazizi.

Ylljet Aliçka

Përsa u përket mangësive që kanë skenarët e filmat shqip, ai mendon se këto janë çështje subjektive, sepse dikë që e tërheq një skenar nuk e tërheq një tjetër.

 Është e vërtetë që skenari është ndër pikat bazë në film. Në film ka tre pika bazë skenar, skenar, skenar. Regjia, sipas këndvështrimit tim duhet që të jetë në funksion të krejt mesazhit të filmit edhe jo në funksion të asaj që do t’i japësh spektatorit. Ka elementë snobizmi në kinemanë shqiptare.

Ylljet Aliçka

Aktualisht është duke punuar edhe për projektin e radhës kinematografik, ku skenar i filmit do të jetë “Valsi i lumturisë”.

 Kam shkruar skenarin edhe e kam kthyer në disa gjuhë, kam bërë paketën gati edhe kam aplikuar në një shtëpi shumë të mirë franceze filmike. Logjika funksionon kështu, që nëse nuk merr mbështetje publike, shtëpitë filmike, që rrezikojnë janë të paktë. Unë aplikova njëherë në QKK, por m’u miratua projekti “Lule plastike” edhe nuk m’u përzgjodh “Valsi i lumturisë”. Arsyeja përse e zgjodha këtë roman për ta bërë film është sepse është vet film.

Ylljet Aliçka

Nga përvoja e tij, si pedagog edhe si shkrimtar, Aliçka i këshillon të rinjtë që synojnë të bëhen shkrimtarë të mirë një ditë, të lexojnë letërsi të fortë edhe të mirë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?