Autorja koreanojugore Han Kang u shpall fituese e çmimit Nobel për Letërsinë. Koreanojugorja bëhet e para me këtë origjinë qe fiton një çmim nobel.
53 vjeçarja e ka nisur karrierën e saj si shkrimtare në vitin 1993 me botimin e disa poemave për ta vijuar në stilin e prozës ne 1995. Vepra më e njohur e saj është “vegjetariania”, botuar për herë të parë në vitin 2007. Akademia e shkencave suedeze ia akordoi asaj cmimin duke vlerësuar “prozën e fuqishme poetike qe përball traumat historike dhe shfaqjen e brishtësisë e jetës njerëzore”.
Udhëheqësi i Komitetit të Nobelit Anderss Olsson tha se Kang zotëron një vetëdije të veçantës për lidhjet mes trupit dhe shpirtit, jetës dhe vdekjes, ndërsa stili i saj poetik dhe eksperimental është bërë innovator në prozën bashkëkohore.
Kjo është java e famshme e ndarjes se çmimeve Nobel. Kureshtja mbetet tek dy çmimet e fundit që do të akordohen, ai për paqen dhe për ekonominë.
Behuni vegjetariane o njerez mos i hani krijesat e tjera qe frymojne sepse frymojne dhe duan te jetojne si ne gjithashtu ruani shendetin tuaj qe te rroni sa me shume e shendetshem e ti gezoni familjaret tuaj sa me gjate..hani ushqim natyror dhe duani te afermit tuaj
Përgjigju