Shkrimtarja dhe përkthyesja Mira Meksi vuan nga një sëmundje e rëndë. Artistë, miq edhe kolegë të saj për “Shqiptarja.com” konfirmojnë lajmin e trishtë dhe bëjnë apel institucioneve shtetërore për vaksinimin e saj. Pasi, pas një ndërhyrje kirurgjikale Mira Meksi duhet që të vijojë mjekimet e specializuara (terapi dhe kura) jashtë vendit.
Ndërsa, mjeku i ndalon udhëtimin jashtë Shqipërisë, pa bërë vaksinën kundër COVID-19, pasi në këtë rast rreziku për shëndetin e saj është edhe më i madh.
Në vendin tonë vaksinimi ka nisur vetëm prej disa javësh, fillimisht për bluzat e bardha, dhe më pas për të moshuarit mbi 80 vjeç.
Kush është Mira Meksi?
Shkrimtarja Mira Meksi është autorja edhe përkthyesja e disa veprave letrare në shqip. Ka shkruar “E kuqja e demave”, “Mallkimi i priftëreshave”, “Frosina e Janinës” etj., edhe ka përkthyer autorë të njohur, si Dumas, Baudelaire, Lamartine, Rimbaud, Marquez etj. Është vlerësuar me disa çmime, si “Rexhat Surroi” dhe “Përkthyesja e vitit” ( 2016) etj. Gjatë vitit që lamë pas, ajo u vlerësua edhe si “Autorja e vitit” me romanin “Diktatori në kryq” (2019).
Me vjen shume keq per Mira Meksin, kete personalitet te dashur te letesise dhe kultures shqiptare. Uroj qe ministrja e Puneve te Jashtme e Shqiperise,Zonja olta Xhacka, t'i gjendet ne krah dhe ta ndihmoje me mundesite qe ka.
PërgjigjuVaksina nuk rekomandohet për ata që kanë kaluar Covid 19, pa kaluar 6 muaj. Po ashtu, vaksina nuk shëron, të mbron. Në se duan ta ndihmkjnë zonjën më fjalë, t'i urojnë shërim të shpejtë, pasi as për para për të shkuar në çdo spital në botë, nuk besoj se ka nevojë.
PërgjigjuSherim te shpejte!
PërgjigjuI uroj zj. Meksi si çdo njeri ne Bote te shkuara dhe shërim te plotë. Ajo qe nuk shkon me lajmin është se vete Mjeku i shtepise nuk e lejon te udhetoj, është e pranzeshme, por qe te besh apel sekur nuk shkon!!! Mjeku nuk e lejon, dakort, por i lejohet te beje Impfung ne gjendjen qe eshte??? Kete nuk e sqaron!!! Kur dihet qe prepara se te besh Impfung duhet plotesuar një Formular, ne je i semur, nga se, ilaçet qe perdor....... dhe shumë gjera te tjera qe jane ne Formular, kete asnje nuk e sqaron, PERSE? Ne qoftese e ka te domosdoshme per tu kuruar jashte Shqiperise mund te shkoj nuk e ndalon njeri sepse nuk eshte vendosur asnje rregull deri tani qe duhet te kesh bere Impfung qe te udhetosh, nje kerkese e tille ne Medja është e pakuptimte sepse nuk ka te beje me shendetin e zu. Meksi. I uroje shendet te plote
PërgjigjuI uroj sherbim te shpejte Mires. Nuk kuptoj nje gje: te njejtet qe bertiten dhe bene zhurme per vaksinimit te personalitetite si pjese e grup moshes mbi 80 vjec, kerkojne trajtim preferencial per nje person te vecante! Ka dicka qe nuk shkon me ne si shoqeri, te forte me te dobetit dhe tolerante me te fortet . A krahasohet qendrimi nda Tires dhe Dr Priftit? Tirja u be object per jave te tera dhe u vu ne turren e druve, Prifti u harrua dhe vazhdon te mbrohet nga "elita" e ketij vendi. Cfare ironie!
Përgjigju