Denata Ndreca dhe foto nga çifti Pasho

Shkrimtarja shqiptare letër kryebashkiakut italian për masakrën e çiftit Pasho: Mos e gjykoni vendin tonë, ne jemi të varfër por të pasur me tradita

23 Dhjetor 2020, 12:03| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 16:30

  • Share

Ngjarja e rendë e vrasjes makabër e çiftit Pasho në Itali, që dyshohet se i ka vrarë një vajzë shqiptare, Elona Kaleshi, e cila ka qenë ish partnerja e djalit të çiftit, ka shkaktuar “lumë” komentesh nga mediat italiane.

Një shkrimtare me origjinë shqiptare Denata Ndreca e cila jeton prej kohësh në Firence, ka shkruar një letër për kryebashkiakun Nardella, si përgjigje ndaj të gjitha komenteve për sa i përket lidhjes mes vendit tonë dhe vrasjes makabër të çiftit Pasho.

Letra e shkrimtares shqiptare, është një kundërshtimi në lidhje me të pavërtetat që janë shkruar nga mediat italiane se ngjarje të tilla janë pjesë të kulturës sonë.

Ajo i është drejtuar me një letër të ndjerë kryebashkiakut Nardella, duke nënkuptuar se nuk duhet të gjykohet vendi ynë dhe nuk duhet të bëhen lidhje të këtilla me ngjarjen. Ajo ka theksuar se ne jemi një vend i varfër por një vend me shumë tradita. Në fund të saj ajo ka folur për besën, kuptimin dhe rëndësinë e saj për ne.

Letra e Denata Ndrecës:

 “Nuk është hera e parë që njerëzit tanë sulmohen por nëse këtë gjë e bënë shtypi është e papranueshme. Ne jemi të varfër, por të pasur me tradita.  Është bërë një sinjalizim i të gjitha gazetave të Toscana-s që të mos flasin pa baza dhe të mos cenojnë të tjerët. Nuk mund të lidhin “besën” me “mafian shqiptare”. Para se të flasësh për një vend duhet të informohesh mirë. Unë respektoj vendin ku linda si edhe vendin ku po jetoj. Firence është një qytet i mrekullueshëm, por i vështirë kohët e fundit.

I shkrova kryetarit menjëherë, si një qytetare shqiptare. Detyra ime të respektoj dhe dua si tokën ku kam lindur ashtu edhe tokën që emigrova për një jetë më të mirë. Komuniteti ynë njihet jo vetëm për drogën, prostitucion dhe krimet, por edhe për shumë dashuri, mençuri, djersë dhe mundim. Prandaj unë e konsideroj të arsyeshme që mbi krimin ndaj çiftit Pasho dhe historisë së valixheve, të mos dënohet popullin jonë dhe traditat e tij. Unë thjesht do të doja të shpjegoja se fjala" Besa "nuk është ajo që raportohet. Për këtë fjalë, ne njerëzit e mirë u heqim bukën fëmijëve tanë, në mënyrë që të ushqejmë ata që na trokasin në dyert. Sepse fjalët kanë rëndësi, veçanërisht kur bëhet fjalë për një komb. Besa përfundon poetja është një fjalë e vjetër sa malet tona krenare, aq sa dëbora që mbulon majat e saj”

                               

Ditët e fundit gjetja e trupave të Shpëtim dhe Teuta Pashos në 4 valixhe të ndryshme ka tronditur opinioni italian shqiptar dhe jo vetëm. Së fundmi kanë dal detaje të reja për sa i përket mënyrës së vrasjes dhe autorit e vrasjes, që dyshohet të jetë ish partnerja e djalit të tyre Elona Kaleshi, por ende ngjarja tronditëse është duke u hetuar nga organet kompetente vendase.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?