Shkrirja e 9 gjykatave të shkallës së parë/ Duraj: Pozitive, modeli më i mirë! Ramaj: E gabuar! S’është zgjidhje

2 Maj 2023, 17:07| Përditesimi: 2 Maj 2023, 17:36

  • Share

TIRANË- Debati për hartën e re gjyqësore vijon ende, me mendime pro dhe kundër. Alban Duraj është ndër të pakët avokat që ka dalë pro kësaj harte të re, duke thënë se është pozitive. I ftuar në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj, Duraj tha se ky është modeli më i mirë që Shqipëria mund të adoptonte.

“Do qartësohet dhe me kalimin e6 muajt e para, qytetarët do të mësohen me këtë hartë të re gjyqësore, pozitive dhe jam ndër të paktët ndër avokat që e kam pritur me shumë pozitivitet se është modeli më i mirë i aplikuar në vende që kanë një sistem gjyqësor të konsoliduar, është testuar edhe në vendet e tjera dhe në vendin tonë do kenë shumë produkt pozitiv”, tha Duraj.

Mirëpo, nuk e ka menduar kështu Redi Ramaj, avokat. Ai e konsideron si të gabuar që të lësh qytete të mëdha si Vlora apo Shkodra pa Gjykata Apeli.

“E gabuar, nuk na çon në konsolidimin e drejtësisë, por në një moment afatgjatë situate do jetë në disfavor të qytetarëve se do jemi me stok të ri dosjesh dhe me çështje të pazgjidhurës, s’duhet të mbylleshin gjykatat e Apelit në Vlorë e Shkodër”, tha Ramaj.

Mirëpo, për Durajn më shumë se harta gjyqësore, problem është mungesa e magjistratëve.

“Problematika është shtimi i magjistratëve, jo harta gjyqësore. Harta do sjellë efikasitet. Sekretarët gjyqësor kanë një rrogë mizerabël, duhet të kenë një rritje si prokurorët dhe gjyqtarëve me të njëjtën marzh %. Apo ato që bëjnë njoftimet për seancat gjyqësore”, shtoi Duraj.

Nga dje (1 Maj) nuk funksionojnë 9 Gjykata të Shkallës së Parë në rrethe dhe 9 prokuroritë bashkëngjitur këtyre rretheve gjyqësore. Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 13 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, nga 5 gjykata Administrative do jenë në vetëm dy, në kryeqytet dhe në Lushnje, ndërsa nga 22 që ishin, me hartën e re, nga 1 maji janë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • bucja: 03/05/2023 12:25

    servili qe s len rast pa uruar hajdutet qe e kalojne vetingun...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?