Shkrirja e akujve të Groenlandës do të transformojë planetin (por askush nuk e di se si)

22 Gusht 2020, 15:35| Përditesimi: 22 Gusht 2020, 15:37

  • Share

Në verën e vitit 2019, në Groenlandë u shkrinë 586 miliardë ton akull, një shifër rekord në të gjithë buletinin e humbjeve prej ndryshimeve klimatike dhe ende nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e Arktikut dhe që do të ndikojë në planetin Tokë.

Ende nuk ka një modelim të saktë të efekteve fizike të transformimeve që do të ndodhin në kontinentet e botës. Tani për tani shkencëtarët janë të kufizuar në leximin e të dhënave por disa analiza të botuara në ‘Nature Communications Earth & Environment’ tregojnë se në shekullin e 20-të sipërfaqë gjigande janë shkrirë masivisht.

Glaciologu gjerman Ingo Sasgen, shkencëtar në Institutin Alfred-Wegener në Bremerhaven që është edhe autori kryesor i studimit, thotë se "Ne vazhdimisht po thyejmë rekorde të reja të humbjeve në masë në Groenlanë.

Situata aktuale pa kthim pas…

Sipas tij, ‘ajo që po ndodh është pasoja e një klime që nuk mund të garantojë në asnjë mënyrë mbijetesën e shumë prej masave ekzistuese të akullnajave”.

Ky skenar ishte parashikuar në fakt që në vitin 1960.

Një ilaç praktikisht i pamundur do të ishte kthimi i këtij procesi fal uljes së temperaturave mesatare globale por që në fakt janë edhe sjanë në dorën tonë.

Sipas Sasgen, edhe nëse temperaturat mesatare do të ndalnin rritjen e mëtejshme, akujt polar do të shkriheshin.

Po çfarë do të ndodhë me kontinentet tona. Për shkencëtarët kjo është ende enigmë…

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?