Gjyqësori, KLGJ nis zbatimin e hartës së re! Llagami: Qeveria të vendosë për godinën e apelit! Hiqen fletë-thirrjet për gjykatë, njoftime digjitale

7 Tetor 2022, 15:31| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 16:30

  • Share

Vetëm pak javë më parë Qeveria shqiptare miratoi një hartë të re gjyqësore, me shkrirjen e 18 gjykatave por edhe me implementimin e një sistemi të ri, që ka sfida në zbatim.

“Harta e re gjyqësorë  fillon zbatimin e saj duke filluar me Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm Tiranë me datë 1 shkurt. Nga ana e KLGJ me miratimin  e vendimit të Këshillit të Ministrave është ngritur një grup pune i përbashkët me të gjithë aktorët që preken nga zbatimi i hartës së re gjyqësore. Grupi i punës ka mëse një muaj që punon çdo ditë për hartimin e projekt akteve të nevojshme”, tha në një intervistë për Report Tv drejtuesja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. 

Ndalur tek godina që do të përdor Apeli i vetëm që mbetet në shkallë republike, Llagami në intervistën për Report Tv sqaroi se presin nga qeveria një përgjigje për ndërtimin e saj.

“Duhet të kuptojmë që për shkak të vettingut ne nuk e kemi të gjithë numrin që duhet të ketë Apeli i përgjithshëm Tiranë që është 78 gjyqtarë. Ne do të kemi rreth 25-26 vetë. Po krijojmë premisat që të paktën më 1 shkurt të gjithë gjyqtarët dhe stafi ndihmës të ketë kushtet e nevojshme. Provizorisht do të jetë e njëjta godina. Ne kemi përfshirë në buxhetin e 2023-shit një godinë tjetër apeli”, vijoi Llagami.

Sa i përket  kostove ekonomike e gjyqtarëve që do transferohen për të gjykuar në Apelin e Tiranës Llagami sqaroi se ata do duhet ta përballojnë jetesën me pagën që marrin.

“Funksioni i gjyqtarit është i tillë që ai punon aty ku ka nevojë sistemi. Këshilli nuk mban përgjegjësi për rrogën por i ofron banesën përmes një kredie me kushte shumë lehtësuese”, tha kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Qeveria shqiptare ka miratuar hartën e re gjyqësore e cila shkrin 18 gjykata në rang vendi dhe duke nisur zbatimin me faza nga shkurt i 2023. KLGJ prezantoi edhe projektin pilot të njoftimeve digjitale ndaj palëve dhe avokatëve duke nisur nga gjykata e Tiranës, duke eliminuar fletë-thirrjet me postë.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artan Shllaku: 12/10/2022 20:48

    Një sugjerim kisha në lidhje me Ndertesen e Apelit mund të kërkohet nga Qeveria që katet pa leje te kullave të sekuestruara të kalojnë në shërbim të gjykatës.

    Përgjigju
    • Nertila: 30/01/2023 12:43

      I drejtë propozimi Artan

  • Genti: 07/10/2022 19:07

    Fillojme te flasim per deshtimin e radhes. Takohemi pas nje viti te shikojme arritjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?