Shkrirja e gjykatës së Lushnjës, Kreu i Avokatëve në Fier: Do bëhet lëmsh i madh! Vonesat për një gjykim civil në shkallë të parë mund të shkojnë në 2 vite

3 Maj 2023, 15:12| Përditesimi: 3 Maj 2023, 15:41

  • Share

Shkrirja e Gjykatës së Lushnjës dhe transferimi i 2000 dosjeve në gjykatën e Fierit ka sjellë reagimin e Dhomës së avokatëve në Fier. Kreu i Dhomës së Avokatisë në Fier Ermal Hamataj në një prononcim për mediat është shprehur se shkrirja e gjykatës së Lushnjës dhe transferimi i çështjeve në Fier do të sjellë kaos.

Janë rreth 2000 dosje të qytetarëve të Lushnjës të cilat do të gjykohen tashmë në gjykatën e Fierit, dhe sipas Hamataj  kostot bien mbi xhepat e qytetarëve pasi do të zgjasë koha e gjykimit të çështjeve duke shkuar edhe në dy vjet.

"Ata 2000 dosje jo vetëm që do të ngarkojnë sistemin në gjykatën e Fierit, por fakt është që mbeten të paktën 1500 dosje që vijnë nga Lushnja do transferohen në gjyqtarë të tjerë. Aktualisht në Fier vec 2 gjyqtarëve që transferohen nga Lushnja, janë vetëm 7, 1 i cili pritet të iki në Tiranë. Plus minus mbeten 8 gjyqtarë. Do bëhet lëmsh i madh. Nuk besoj se do ia dalin ata gjyqtarë që të përballojnë dosjet që kishin, dosjet që po vijnë nga Lushnja. Nëse qytetarët janë ankuar se vonesat për një gjykim civil në shkallë të parë shkonin nga 7 muaj në 1 vit, tani do të shkojnë në 2 vite”, tha Ermal Hamataj.

Kaosi do të përfshijë edhe Prokurorinë e Fierit është shprehur edhe Avokati Ervis Goxhaj i cili ka argumentuar faktin e një situate të vështirë për shqyrtimin e çështjeve si pasojë e një numri i reduktuar në gati 30-40 % të numrit te gjyqtareve dhe prokuroreve. Si zgjidhje të një të ardhme të afërt avokati Goxhaj ka sugjeruar shkurtimin e afateve të studimit për magjistratët e rinj.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?