Kronikë

Shkroi planin për pavarësinë e Kosovës, ndërron jetë diplomati austriak Albert Rohan

5 Qershor 2019, 16:21| Përditesimi: 5 Qershor 2019, 16:25

  • Share

Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare ish-diplomati austriak, Albert Rohan, i cili ishte i dërguari i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës. Sipas mediave austriake diplomati ka ndërruar jetë ditën e sotme në Vjenë.

Albert Rohan ishte një diplomat austriak me karrierë të gjatë në Ministrinë e Jashtme të Austrisë, i cili shkroi planin për pavarësinë e Kosovës.

"Austria ka humbur njërin ndër diplomatët më të profilizuar dhe për mua dhe ministrinë vdekja e Rohan përbën humbje të një njeriu shembull ", ka deklaruar shefi i diplomacisë austriake, Aleksander Shalenberg.

Rohan si diplomat ka kryer detyra me rëndësi, ishte sekretar gjeneral i ministrisë së punëve të jashtme dhe shumë funksioneve ndërkombëtare duke dizajnuar kështu politikën e jashtme të Austrisë.

Rohan në vitin 2006, së bashku me Ahtisarin udhëhoqi bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës.

Në kumtesën e ministrisë, thuhet se për më shumë se dy dekada ai mori pjesë në formimin e politikës ndaj Ballkanit dhe vendosjen e paqes dhe perspektivës zhvillimore.

Rohan ka hyrë në shërbimin diplomatik të Austrisë në vitin 1963, duke u emëruar ambasador i Austrisë në Londër dhe Beograd.

Në vitin1977 ishte emëruar shef i kabinetit të sekretarit gjeneral të OKB-së Kurt Ëaldheim në Nju Jork.

Ka qenë ambasador në Buenos Ajres dhe vende të tjera deri në vitin 1996, kur u emërua edhe sekretar gjeneral në ministrinë e jashtme.

Rohan rrjedh nga një familje fisnike që ka pasur lidhje edhe me familjen e mbretërisë shqiptare.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?