Trajneri i Shkëndijës Jeton Beqiri

Sport

Shkruajti historinë, trajneri i Shkëndijës: Ndaj Steauas së Bukureshtit s'luajtëm mirë, por tani s'kemi më presion

31 Korrik, 14:33| Përditesimi: 31 Korrik, 14:37

  • Share

Shkëndija e Tetovës ka shkruar historinë. Edhe pse konsiderohej shumë e dobët përballë Steaus së Bukureshtit, skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut, eliminoi në turin e dytë rumunët, duke fituar 1-2 ndeshjen e kthimit. Pas suksesit 1-0 në Shkup, në Rumani Shkëndija e pa vetën në vështirësi në minutën e 28 kur Cisoti kaloi në avantazh vendasit. Pavarësisht kësaj skuadra e Jeton Beqirit reagoi shpejt Liridon Latifin, duke kthyer baraspeshën në pjesën e parë. Në të dytën, kur pritej goli i Steaus, Shkëndija bëri befasinë e madhe duke realizuar me Krstevski-n, i cili vulosi fitoren dhe kualifikimin ndonëse rumunët ishin zotuar për përmbysje.

“Unë jam i kënaqur me kualifikimin, por me lojën s’jam I kënaqur shumë të them të drejtën. Në disa momente të ndeshjes, pjesën e parë, patëm disa pengesa në organizim, ngërç psikologjik, ndoshta edhe respekti shumë i madh për kundërshtarin, ndoshta edhe ambienti, ndoshta edhe kundërshtari,”-u shpreh Jeton Beqiri, trajner i Shkëndijës.

Në turin e tretë kualifikues të Champions League Shkëndija e Tetovës do të përballet me kampionët e Azerbajxhanit, Karabakun, me ndeshjen e parë që do të luhet në Shkup.

“Me sigurimin e fazës së grupeve në Conference League besoj dhe tensioni te futbollistët do të jetë më i ulët dhe shpresoj gjithmonë që në ndeshjet e tjera do të shprehemi më mirë dhe besoj do të jemi më të rrezikshëm,”-tha Jeton Beqiri, trajner i Shkëndijës.

Steaua e eliminuar në Champions League në turin e tretë të Europa League do të përballet sërish me një skuadër shqiptare, pasi shorti i ka rezervuar Dritën, kampionen e Kosovës.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?