Mëngjesin e kësaj të premteje me orën shqiptare, u mbajt raundi i dytë i draftit të NBA, ku u shkrua historia, sepse Los Angles Lakers afruan Bronny James (19-vjeçar), i cili do të luajë me babanë e tij, LeBron James (39-vjeçar).
Bronny u zgjodh me zgjedhjen e 55-të nga Lakers pasi humbi një zgjedhje në raundin e parë të mërkurën, por tani ai dhe babai i tij do të bëjnë historinë e NBA. Domethënë, babë e bir do të luajnë së bashku në NBA për të njëjtin ekip dhe për herë të parë, duke përmbushur ëndrrën e madhe të LeBron.
Lajmi i konfimua nga faqja zyrtare e Lakers. Sipas ESPN, LeBron ishte “shumë i emocionuar” në momentin kur djali i tij u zgjodh nga Lakers dhe familja James u mblodh në Nju Jork për një darkë ku ndoqën raundin e dytë të draftit të NBA.
Bronny vjen në NBA nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, ku ai shënoi mesatarisht 4.8 pikë, 2.8 kërcime dhe 2.1 asistime në 19.4 minuta për lojë. 19-vjeçari ra në vëmendjen e publikut vitin e kaluar kur pati një atak kardiak, i cili solli një pushim pesë mujor, por për fat u shërua dhe iu rikthye basketbollit.