Bota

Shkrumb e hi/ Ja ç’ka mbetur nga laboratorët kimikë të Assadit, por diktatori nxjerr fëmijët në rrugë

14 Prill 2018, 19:45| Përditesimi: 14 Prill 2018, 20:33

  • Share

Sulmi i mëngjesit të sotëm nga SHBA, Anglia dhe Franca, u përkrah nga shumica e vendeve perëndimore edhe pse pjesa më e madhe e tyre nuk kishin marrë pjesë në këtë ndërhyrje ushtarake. Tashmë televizioni shtetëror sirian, ka publikuar pamjet e para pas sulmit të mëngjesit të sotëm.

103 raketa u lëshuan mëngjesin e ditës së sotme nga SHBA- ja, Franca dhe Anglia, si një mesazh për regjimin sirian se përdorimi i armëve kimike nuk do të tolerohej.

Televizioni shtetëror sirian, ka publikuar tashmë pamjet e para pas sulmit, ku mund të vërehen se si qendrat shkencore të kërkimit dhe prodhimit të armëve kimike të cilat kishin qenë në shënjestër të sulmit të SHBA-së dhe aletaëve, janë shkatërruar plotësisht.

Në shënjestër të sulmit ishin tre baza, dy në qytetin e Homes dhe një në Barzeh të Damaskut.

Ndërkohë dita e sotme në Siri, është shoqëruar edhe me protesta, ku mbështetës të regjimit të Assadit kanë mbushur rrugët e kryeqytetit sirian, ku shihehsin shumë fëmijë me flamurë në duar dhe me portrete të presidentit Sirian.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?