Kronikë

Shkrumbohen tre makina gjatë natës në afërsi të komisariatit në Lushnje (VIDEO)

19 Shkurt 2021, 07:52| Përditesimi: 19 Shkurt 2021, 09:02

  • Share

Tre makina janë djegur gjatë natës në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në lagjen “Çlirimi”, në parkimin e jashtëm të një qendre tregtare.

Sipas policisë zjarri ka rënë në automjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit N. K., dhe dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.

Mjetet janë djegur plotësisht, dhe nga zjarri është dëmtuar pjesërisht edhe një magazinë aty pranë. Ndërhyrja e zjarrfikëse nuk ka bërë të mundur që të shmang dëmin material të krijuar. 

'Rreth orës 03:15 në lagjen “Çlirimi”, në parkimin e jashtëm të një qendre tregtare, ka rënë zjarr në automjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit N. K., dyshohet si pasojë e një shkëndijë elektrike në automjet.

Për pasojë janë djegur edhe automjetet tip "Audi" dhe "Fiat" të parkuar pranë automjetit tip "Benz". Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.'- njofton policia.

1613717825_Sequence03.00015501.Still028.jpg

1613717833_MAKINA.jpg

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?