FINIQ- Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës në fshatin Krane, Bashkia Finiq. Një banesë është shkrumbuar nga zjarri për shkaqe ende të pasqaruara.
Në banesë jetonte i moshuari Thanas Çakuli, 90 vjeç, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.
'Më datë 22.02.2021, rreth orës 08:40, në fshatin Krane, Finiq, ka rënë zjarr në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi Th. Ç., 90 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë nga tymi ka ndërruar jetë. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.'- njofton policia.