Një mobilieri u shkrumbua nga flakët rreth mesnatës në fshatin Nikël të Krujës, ku fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar. Sipas hetimeve paraprake shkak i zjarrit ka qenë kabulli elektrik në hyrje të sahatit.
Dëmet materiale janë të shumta dhe siç pronarët deklarojnë arrin deri në 30 milionë lekë. Për shuarjen e zjarrit u angazhuan 6 zjarrfikëse, të cilat arritën të shpëtojnë nga djegia totale një pjesë të mobilierisë dhe punishtet ngjitur.
Komento