Shkrumbohet ndërmarrja ‘Eurofish’, flet prefekti i Lezhës: Punëtorët e parë dëgjuan shkëndijën elektrike! Magazina ishte me materiale ambalazhimi, kryesisht plastike

18 Shkurt 2022, 09:55| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 11:28

  • Share

Katër punëtorët e parë që u paraqitën mëngjesin e sotëm në ndërmarrjen “Eurofish” e cila u përfshi nga flakët panë një vatër tymi dhe dëgjuan një kërcitje, si shkëndijë elektrike. Këto ishin fjalët e prefektit të Lezhës, Gjok Jaku i cili foli për mediat lidhur me incidentin.

“Në këto momente që flasim vatra e zjarrit në magazinën kryesore në hyrje të ndërmarrjes së ‘Eurofishit” është e izoluar, pasi të gjithë zjarrfikëset janë vendosur në të gjithë perimetrin e magazinën. Edhe me një komunikim që kisha me drejtuesin e operacionit, thuhet me siguri që perimetri është i sigurt. Magazina kryesore është e gjitha e djegur, materiale brenda kanë qenë ambalazhimi, plastik kryesisht. Forcat e zjarrfikëses ishin të mëdha ishin nga Lezha, Shkodra, Mirdita Kurbini. Komunikova me njeriun e parë që ka hapur magazinën, kanë qenë 4 veta të cilën thjesht kanë parë një vatër tymi dhe një kërcitje si një shkëndijë elektrike, por pa e parë atë. Njerëzit menjëherë kanë dalë jashtë. Ka qenë ora 6 akoma s’kishin ardhur në punë punonjësit e fabrikës, është fat që s’kemi pasur lëndime. Fola me administratorin Shkreli, biznesi është i siguruar.”, u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Zjarri shkrumbon fabrikën e peshkut në Lezhë! 'EuroFish', me mbi 400 punonjës dhe prej 25 vitesh në treg! Tymi mbulon zonën, hapet pas një ore qarkullimi i mjeteve në rrugën Lezhë-Laç (VIDEO)


J.GJ./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?