Kronikë

Shkrumbohet nga flakët banesa në Lushnjë, nuk ka të lënduar

16 Gusht 2021, 20:20| Përditesimi: 16 Gusht 2021, 20:31

  • Share

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen 18 tetori në Lushnjë. Zjarri sipas zjarrfikësve është vënë nga ndonjë person i pandërgjegjshëm.

Në banesë fatmirësisht nuk ka pasur asnjë prej familjarëve, pasi jetojnë jashtë shtetit. Zjarri ka djegur gjithçka pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses. Për shkak se ishte e pabanuar nga dy pronarët dyshohet se zjarri është vendosur nga ndonjë endacak.

Banesa pothuajse është shkrumbuar totalisht, ndërkohë që zjarrfikësit vunë nën kontroll flakët për të mos rrezikuar banesat e tjera.

M.Q./LR/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?