Një automjet tip ‘fadromë’ në pronësi të bashkisë Shkodër është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e kësaj të hëne. Në faqen zyrtare të bashkisë së Shkodrës, bëhet me dije se persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën mjetit fadromë që po kryente ndërhyrje emergjente për pastrimin e inerteve në rrugën e Dukagjinit.
Bashkia bën thirrje që autoritetet ligjzbatuese të zbardhin sa më shpejt ngjarjen e rëndë.
“Një akt i rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Persona të paidentifikuar kanë djegur mjetin fadromë të Bashkisë Shkodër i cili po kryente prej ditësh ndërhyrje emergjente "Pastrim inertesh në rrugën e Dukagjinit, segmenti Kir - Mal i Shoshit”, vendi i quajtuar Plavra. Bashkia Shkodër i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje”- thuhet në njoftimin e bashkisë.