Një makinë është përfshirë nga flakët në zonën e Kinostudios në Tiranë. Gjatë pasdites së sotme, automjeti dyshohet se ka pësuar një defekt teknik dhe për pasojë është shkrumbuar nga flakët, siç duket edhe nga pamjet e siguruara.
Fatmirësisht brenda makinës nuk ka patur asnjë person dhe nuk raportohen dëme të tjera përveç atyre materiale. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bëhen hetimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
Komento