Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Lleshan në Elbasan. Policia njofton se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H.M, rreth 70 vjeç, dhe për pasojë shtëpia është djegur plotësisht.
Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.
Komento