LEZHË- Një automjet u shkrumbua nga flaket e zjarrit në autostradën Milot-Thumanë. Ngjarja ndodhi në orët e drekës të së dielës pranë rrethrrotullimit në Fushë-Mamurras.
Makina në të cilën udhëtonin babë e bir ishte në lëvizje kur nisi të nxjerrë tym, por shoferi dhe pasagjeri arritën të dalin pa marrë lëndime.
Për shuarjen e flakëve ndërhynë zjarrfikësit e Kurbinit, ndërsa nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shkak i zjarrit është bërë një defekt në sistemin elektrik të makinës, duke sjellë djegien e plotë të saj.
Komento