Kronikë

Shkrumbon 300 hektarë shkurre dhe drurë në fshatin Veterik! Dyshohet zjarr i qëllimshëm (VIDEO)

11 Qershor 2024, 17:40| Përditesimi: 11 Qershor 2024, 17:44

  • Share

Burime të drejtorisë MZSH Berat bëjnë me dije ditën e sotme për një vatër zjarri në fshatin Veterik, Njësia Administrative Velabisht, Bashkia Berat.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilët pas 15 minutash kanë vënë nën kontroll zjarrin.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka shkrumbuar  rreth 300 hektarë shkurre dhe ferra, duke iu afruar kurorës së pishave.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

 

K.M/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?