Foto ilustruese

Britani/ Shkuan për të prerë dritat, punonjësit e kompanisë zbulojnë ‘shtëpi bari’ me vlerë 1.5 mln paund! 3 shqiptarë të arrestuar (EMRAT)

8 Mars, 18:22| Përditesimi: 8 Mars, 18:37

  • Share

BRITANI E MADHE- Tre shqiptarë dolën sot para gjykatës së Reading të akuzuar për kultivimin e bimëve të kanabisit me vlerë 1.5 milionë paund. Dritan Meta, 43 vjeç, Refik Skepi, 45 vjeç dhe Visar Elazaj, 38 vjeç, u arrestuan në gusht të vitit 2022 për fermat e kanabisit të zbuluar në Oxfordshire dhe Essex.

Mediat e huaja shkruajnë se shkak për zbulimin e 2 fermave të kanabisit u bë një kontroll nga disa prej punonjësve të kompanisë përkatëse pasi faturat e energjisë elektrike nuk ishin paguar. Pas njoftimit të marrë, policia zbuloi se në banesa ishin përshtatur të gjitha kushtet për kultivimin e bimëve të kanabisit, vepër për të cilën akuzohen të tre shqiptarët e arrestuar.

Këta të fundit kanë mohuar akuzat duke pretenduar se nuk kanë lidhje me veprën penale për të cilën janë arrestuar. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?