Momenti kur policia mban procesverbalin e arrestimit të 22-vjeçarit shqiptar

Kronikë

Shkuan si turistë, por u kapën me dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi në makinat e tyre, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë në Itali

7 Shtator, 13:41| Përditesimi: 7 Shtator, 13:46

  • Share

Një 22-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga policia italiane në Viale Centurini, në Terni, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj tij nga karabinierët mbrëmjen e 4 shtatorit, iu gjet një sasi narkotikësh.

Mediat italiane shkruajnë se pasi ndaluan automjetin e të riut shqiptar dhe se gjatë një kontrolli të ushtruar, u gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 23 pako me kokainë dhe tre me kanabis, së bashku me një mijë euro para të përfituara nga trafiku i drogës.

22-vjeçari, i cili kishte shkuar në Itali si turist, u arrestua në flagrancë dhe gjykata vendosi masën paraprake të ndalimit. Ndërsa me tej, o riu më tej iu nënshtrua edhe një testi droge, i cili rezultoi pozitiv.

Ndërsa e bë me dije se shqiptari u akuzua për drejtim mjeti nën ndikimin e narkotikëve dhe iu hoq leja e drejtimit të mjetit.

Gjithashtu raportohet se një tjetër i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane në Via del Centenario.

19-vjeçari shqiptar, i cili po ashtu kishte shkuar si turist në Itali,  u kap në momentin që po drejtonte makinën, brenda së cilës kishte 37 pako kokainë.

Ai u akuzua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?