Livorno- Zbulohen emrat e tre ‘korrierëve’ shqiptarë të cilët dje ishin paraqitur në portin e Livornos për të tërhequr ngarkesën me 148 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori.
Në pranga kanë rënë dy vëllezërit Ylber e Napolon Arshi e Goliano Zhupa. Droga ishte fshehur në një kontejner me banana dhe destinacioni i drogës ishte Zvicra.
Tre shqiparët nuk ishin rezidentë në Itali por ishin nisur nga Shqipëria për në Livorno për të marrë ngarkesën që sapo ishte ndaluar në terminalin Darsena Toscana. Pikërisht në hyrje të zonës doganore të portit janë ndaluar nga Guardia di Financa, shkruan il tirreno.it.
Të tre janë kapur në flagrancë ndërsa po fusnin në çanta kokainën. Në momentin e ndalimit të tre nuk kanë pasur me vete dokumente identifimi, prandaj dhe për Guardia di Financa nuk ka qenë i lethë identifikimi.
Autoritetet kishin pasur sinjalizim për ngarkesën me kokainë në kontejnerin me banane të një kompanie me bazë në Zvicër. Droga e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e dhjetra miliona eurove fitim, ishte e ndarë në 139 pako dhe secila me peshë 1.1 kg. Pakot ishin me logo 'Louis Vuitton' e iniciale 'S.V.' e 'T'
Ngarkesa ishte nisur nga porti i Guayaquil me anijen Cma Cgm Exemplarity e ndërtuar një vit më parë nga gjiganti francez i transportit detar Cma CGM. Anija ishte me flamur maltez, 272 metra i gjatë dhe 42 metra i gjerë. Ngarkesa ishte fshehur në pjesën e sipërme të kontejnerit.
Ylber Arshi, 35 vjeç
Napolon Arshi, 37 vjeç
Goliano Zhupa, 30 vjeç
Livorno- Këto janë pamjet e operacionit të Guardia di Finanza në portin e Livornos dhe agjencisë së Doganave, për sekuestrimin e një ngarkese me të paktën 148 kg kokainës që vinte e kamufluar brenda një ngarkese me banane në kontejner, që vinte nga Ekuadori me anije.
Aksioni u krye teksa 3 të dyshuarit shqiptarë shkuan të tërhiqnin ngarkesën e ndarë në 139 pako dhe sipër natribanit me logo mbishkruese të kompanive të njohura të modës.
Në pamje shfaqen agjentët e dy agjencive të specializuara ligjzbatuese italiane, teksa të vendosur në kontejnerin ku ndodhej ngarkesa, heqin pakot e kokainës një e nga një për të mbajtur edhe protokoll procedurial penal të rastit. Pranë tyre edhe përfaqësues të grupit hetimor.
Ngarkesa është nxjerrë nga pjesa e sipërme e kontejnerit, brenda një dhome të fshehtë.
Tre korrierët shqiptarë të drogës që hynë ilegalisht në portin industrial të Livornos, për të marrë mallin e dërguar me porosi nga Guayaquil dhe që destinacion final kishte Zvicrën.
Korrierët, siç raporton “Il Tirreno”, u arrestuan nga policia financiare dhe tani ndodhen në burg në Livorno. Fiamme Gialle veproi në bazë të sinjalizimeve të shkëmbyera me Agjencinë Doganore. Me një skaner u identifikuan 139 pako brenda, teksa u deshën disa orë për të ngritur kurthin dhe kapur korrierët që do të vinin për ngarkesën. Korrierët nuk kanë bërë rezistencë dhe janë arrestuar. Të dyshuarit nuk kishin dokumente dhe dy prej tyre janë vëllezër.
Kjo konsiderohet edhe si sasia më e madhe e kokainës e kapur në vitet e fundit në portin e Livornos, në rajonin toskan.