Shkuesi nga Kosova që ka lidhur 340 çifte: Ja qytetet në Shqipëri që më kërkojnë nuse

21 Korrik 2023, 15:20| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 15:37

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Enver Dajaku, shkuesi popullor apo siç njihet ndryshe në Kosovë, Msiti, i cili deri më sot ka lidhur mbi 340 çifte në Shqipëri dhe Kosovë.

”Zakonisht mosha që vjen tek unë është tek 35 vjeç, por ka dhe më të vjetër duke nisur nga 50 vjeç e lartë, ndërsa ka më shumë meshkuj se femra” tha Enveri në fillim të intervistës në një lidhje direkte nga Skënderaj në Kosovë.

“Unë kam mbi 25 vite që merrem me këtë punë dhe zakonisht janë prindërit e fëmijëve që më kontaktojnë, por nuk kanë munguar dhe vetë djali apo vajza që të shprehin interes” shtoi ai. I pyetur nga moderatorja për prejardhjen e “klientëve” të tij, Enveri tha se janë nga e gjithë Kosova, por së fundmi nuk kanë munguar dhe shkuesitë me Shqipërinë.

”Qytetet që më kontaktojnë më shpesh në rrjete sociale janë Berati dhe Kukësi, por dhe qytetet e tjera nuk mbeten pas” vazhdoi Enveri.

Më pas ai u ndal tek “teknika” e përzgjedhjes së djalit dhe vajzës, ku tregoi se fillimisht ai kalonte kohë me djalin apo me vajzën, pra bënte një lloj analize kriteresh apo analizë psikologjike për temperamentin, për kërkesat specifike, shkollimi, pretendimet, dëshirat dhe pasi bindej se e kishte krijuar një perceptim besimi për djalin apo vajzën, priste që të përkonte me gjysmën tjetër të cilën e kontaktonte në një moment të dytë.

”Këtë punë e kam nisur fillimisht para luftës në Kosovë, por në atë kohë nuk kam mbajtur një listë të rasteve të suksesshme, thjesht e bëja për kënaqësi personale, ndërsa më pas vendosa që këtë aftësi t’a kthej në profesion” tha Enveri.

I pyetur nga moderatorja për pagesën, ai tha se nuk i thotë gjë askujt për pagesë, njerëzit nëse janë të kënaqur, japin siç e ndjejnë, pra më shumë e ka si një kënaqësi sesa profesion. Më pas Enveri foli dhe për pikën deri ku ai mund të ndërhyjë gjatë prezantimit.

”Unë u jap një mundësi të dyve, u futem garant, por çdo gjë varet si shkon, pra nuk kam statusin e suksesit 100 % nëse ata të dy nuk duan të vazhdojnë” shtoi në fund të bisedës Enveri, shkuesi nga Skënderaj.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 24/07/2023 15:57

    medet...kerkesa nga 25- 40...te tjeret si mer persiper ky shkesaxhiu?! turqeni hesapi

    Përgjigju
  • Hellas: 22/07/2023 08:52

    Shoqeria shqiptare...

    Përgjigju
    • Ilir: 23/07/2023 00:28

      Pse mo Jorgaqi vetem ne Shqiperi e ke degjuar kete histori qe po te beka kaq habi. Po neper bote paguajne mijera dollare agjensive te tilla, ke rastin e match.com psh. Nuk jane historira shqiptare fare, madje s’ka asgje te keqe, ai te prezanton personin qe mendon se kane perputhje bazuar nga eksperienca por s’te marton mezor.

  • Edison: 22/07/2023 00:53

    Hajde shkues genjeshtari hajde

    Përgjigju
  • Or tej: 22/07/2023 00:17

    Mi bo 2 nuse te gjata or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?