TIRANË- Dy personat që kanë publikuar listën e patronazhistëve, e konfirmojnë se ekzistonte një tjetër listë me pagat e plota si edhe numrat e telefonave të mijëra shqiptarëve.
Armand Shkullaku dhe Andi Bushati kanë deklaruar se kanë qenë në dijeni që për këtë listë, duke konfirmuar lajmin që Shqiptarja.com ka publikuar më herët, që kjo listë është e publikuar nga e njëjta dorë që publikuan edhe atë të patronazhistëve.
“Ata që e nxorën tabelën e patronazhistëve kanë nxjerrë edhe listën e rrogave”, tha Shkullaku.
“Ku ne denoncuam patronazhistët, e dinim që ekzistonte dhe lista e rrogave”, tha Bushati, në një intervistë për mediat.
Lista e sotme e pagave ishte e shoqëruar me një faqe tjetër të të njëjtit dokument ku ishin numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë. Të ndikuar edhe nga fakti se numri korrespondonte me listën e publikuar para zgjedhjeve te prillit 2021, që u quajt 'lista e patronazhistëve të PS', por që u mohua nga kjo e fundit, Shqiptarja.com bëri një kontroll të disa gabimeve që ekzistonin që në listën e parë. Dhe rezultoi se të njëjtat gabime me numrat telefonike janë edhe identike edhe në listën e publikuar sot. Pra, nëse numri telefonik i një personi ka qenë i gabuar në listën e patronazhistëve është i gabuar edhe në database e sotme. Kjo hedh hije të forta dyshimi se burimi i database i sotëm është bërë nga e njëjta dorë që akuzoi PS për patronazhistët.
Keta dy vemjet prape...
PërgjigjuO çfar tmerri klyshi i antarit të byros politike është bër demokrat miu andi bushati i nipi hysni kapos. E shukulluku analist i kalibrit Botror. O çfar tmerri kto jashqitje e kombit Shqiptar bëjn medjen e ashuquajtur e pa varur. Në një koh që nuk shohim një ish të përndjekur politik që të jet në politik apo në medje. Mjer Shqipria mjer Shqiptarët me minj si andi bushati e shukulluku dukuduku.
PërgjigjuKeta jan figura te ** ndritura** dhe shyqyr qe i kemi. Po te mos ishin keta do shkonim edhe me keq!!!!!!!!!! Une cuditem si jepen para ketyre monstra analistes me njeqind fytyra.
PërgjigjuPo pse akuzojnë PS, Rama, oh me fal, lartmadhnia e pranoi vetë qe jemi krenar per patronazhistet.
PërgjigjuLufta e trete botërore do jetë luftë kibernetike!!
Përgjigju...Interesant është momenti i publikimit, si me telekomandë.
Përgjigju