Ekipi i Shkumbinit gjatë ndeshjes me ekipin e Veleçikut në “Selman Stërmasi"

Sport

Shkumbini bie në Kategorinë e Dytë, lojtarët sulmojnë arbitrin

19 Maj 2018, 20:19| Përditesimi: 19 Maj 2018, 20:23

  • Share

U luajt sot ndeshja e fundit play-off për një vend në Kategorinë e Parë, me Shkumbinin që u ndesh në “Selman Stërmasi” me Veleçikun.

Ishte një ndeshje që favorizonte lehtësisht Shkumbinin në teori, pasi është një emër me traditë dhe që luan një kategori më lart, por në fushë peqinasit u treguan mediokër.

Triumfoi Veleçiku 1-0, me një gol me 11-metërsh në minutën e 82-të nga Çokaj. Një fitore e madhe, që rikthen koplikasit në Kategorinë e Parë dhe që konfirmon se grupi i Veriut në Kategorinë e Dytë ishte super, duke parë që Vora turpëroi Elbasanin në finale.

Pas ndeshjes plasi lufta në “Selman Stërmasi”, pasi lojtarët e Shkumbinit sulmuan arbitrin e ndeshjes. Momente kaosi total, u desh ndërhyrja e policisë, që ka shoqëruar disa persona për në polici.

KATEGORIA E PARË / PLAY-OFF

Shkumbini – Veleçiku 0-1
Shënues: Çokaj 80’ pen.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?