Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor mbahet të hënën dhe të martën në Shkup

28 Qershor, 13:01| Përditesimi: 28 Qershor, 15:56

  • Share

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se më 30 qershor dhe 1 korrik 2025 në Shkup, në hotelin “Hilton”, do të zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i fokusuar në Planin për Rritje.

 “Më 30 qershor ditën e hënë, duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet takim tet-a-tet ndërmjet Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilës do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar.”-thuhet në njoftimin zyrtar.

Në orën 9:30 pritet të mbërrijnë dhe të mirëpriten zyrtarisht liderët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ora 10:00 shënon fillimin e panelit të parë kushtuar Planit për Rritje të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë panel, fjalime hyrëse do të mbajnë kryeministri Hristijan Mickoski dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos.

Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor, me një fond prej 6 miliardë eurosh, u miratua nga Komisioni Evropian më 8 nëntor 2023 dhe bazohet në katër shtylla kryesore:

Forcimin e integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; thellimin e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimin e reformave fundamentale; dhe rritjen e asistencës financiare për të mbështetur këto reforma.

Për Maqedoninë e Veriut janë parashikuar 750 milionë euro nga ky plan.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?