Kosova & Rajoni

Shkup, shtyhet seanca në Kushtetuese ku kërkohet t'i hiqet statusi i veçantë gjuhës shqipe! Dy gjyqtarët shqiptarë bojkotuan! Do thirren ekspertët dhe partitë

11 Dhjetor 2024, 11:56| Përditesimi: 11 Dhjetor 2024, 12:32

  • Share

SHKUP - Është shtyrë seanca në Gjykatën Kushtetuese për gjuhët në Maqedoninë e veriut, ku edhe kërkohet heqja e statusit të veçantë të gjuhës shqipe.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë një seancë përgatitore për Ligjin e Gjuhëve, ku do të dëgjohen mendimet e ekspertëve “pro” dhe “kundër” mbi dispozitat kontestuese, ndërsa sot nuk do të ketë vendim, raportojnë mediat vendase.

Seanca u miratua pavarësisht kundërshtimit të gjykatëses Dobrilla Kacarska dhe bojkotit të dy gjykatësve shqiptarë Osman Kadriu dhe Naser Ajdari.

Gjykatësi i komunitetit turk, Fatmir Skender, braktisi gjithashtu seancën, duke propozuar që në fillim, shtyrjen e saj – kërkesë kjo e refuzuar njëzëri nga gjashtë gjykatësit e tjerë.

Gjykatësi Kadriu, në daljet e tij publike iu referohej konkluzës së miratuar më herët nga Gjykata Kushtetuese, që për rastin e “Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve” duhet të vendoset me përbërje të plotë të Gjykatës Kushtetuese. 

Çështja ka shkaktuar debate të ashpra, veçanërisht për përdorimin e shqipes në kartëmonedha, procedura gjyqësore dhe uniforma, si dhe për mënyrën e shpalljes së ligjit pa firmën e presidentit Ivanov.

Gjykata thekson nevojën për transparencë dhe përfshirjen e mendimeve të ekspertëve dhe partive për këtë çështje të ndjeshme dhe komplekse.

G.K/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?